Gruaja paralajmëron tërheqjen
e Tottit nga futbolli pas 22 vitesh

Gruaja paralajmëron tërheqjen<br />e Tottit nga futbolli pas 22 vitesh
Kapiteni historik i Romës, Francesco Totti, mund t’i japë lamtumirën futbollit pas 22 vitesh karrierë si profesionist. “Vitin e ardhshëm do të mbushë 40 vjeç dhe ka fituar gjithçka mund të fitonte.

Mendoj se ka ardhur momenti të merret me diçka tjetër. Por do të mbetet gjithsesi në botën e futbollit” ka deklaruar Ilary Blasi, bashkëshortja e legjendës së Romës në një intervistë të fundit duke paralajmëruar se në fundin e këtij edicioni kapiteni do të varë këpucët në gozhdë pas 22 vitesh në fushë.

Totti këtë edicion ka luajtur shumë pak, pasi kanë ndikuar disa faktorë nga problemet, mosha dhe humbja e besimit të trajnerit francez.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur