Tirane - Institucioni i Presidentit të Republikës zhvilloi ditën e sotme aktivitetin “Gruaja, shpirti i thesareve tona etnografike”, kushtuar veshjes popullore shqiptare. Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e Zonjës së Parë të Republikës, Armanda Begaj, me synim promovimin e veshjeve popullore shqiptare, nderimin dhe ruajtjen e trashëgimisë etnografike.
Veshjet tradicionale nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, nga Kosova, si edhe veshjet arbëreshe, shfaqën larminë dhe origjinalitetin e tyre bashkë me elementë me vlera kulturore dhe artistike.
Ato erdhën në këtë aktivitet si dëshmi e zhvillimit të hershëm të zejtarisë artistike, dijebërjes, endjes dhe qëndismave, duke pasqyruar historinë tonë ndër shekuj.
“Ne shqiptarët kemi trashëguar ndër shekuj e breza një pasuri të madhe të veshjeve popullore të punuara mjeshtërisht nga gra e vajza. Këto veshje përgjatë proceseve të ndryshme të zhvillimit historik, social e kulturor, krijuan dhe fizionominë tonë”, u shpreh Zonja Armanda Begaj gjatë fjalës përshëndetëse në këtë aktivitet.
Zonja e Parë vlerësoi në veçanti gratë që marrin përsipër riprodhimin e veshjeve popullore, duke ruajtur me fanatizëm origjinalitetin e tyre, ndërsa theksoi se gjithsecili jep kontribut në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore.
“Ne sot ndoshta nuk endim më sa dikur, nuk qëndisim e nuk përcjellim vajzën me pajën tradicionale të të parëve tanë, por kemi mundësi që kulturën materiale dhe shpirtërore, etnografinë shqiptare ta ruajmë me fanatizëm, ta pasurojmë, ta përhapim dhe ta trashëgojmë në brezat e ardhshëm. Le ta përdorim historinë tonë të lashtë dhe të pasur për të qenë krenar në çdo kohë për qenien tonë, krenar për kombin shqiptar” - u shpreh Zonja Begaj.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
33%
Vota total: 1547
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenca ndriçohet nga dritat e festave, kreu i shtetit i ndez bashkë me fëmijët! Koncert dhe dhurata për të vegjlit
6 Dhjetor, 19:32
-
Presidenca hedh shortin/ Zgjidhen 9 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025! Sokol Sadushi kryetari (EMRAT)
2 Dhjetor, 09:43
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat
27 Nëntor, 19:39
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Data për zgjedhjet 2025/ PD refuzon ftesën e Presidentit: Konsultime farsë! PL: S’pranojmë datën e caktuar nga Balla! Basha: Rëndësi ka standardi (VIDEO)
21 Nëntor, 10:03
-
Buxheti 2025, Presidenca kërkon 36 mln lekë shtesë: Na duhen dhe 2 automjete të reja, shkak amortizimi! Rikonstruksion i godinës me 20 mln lekë
13 Nëntor, 14:09
-
Presidenti Begaj pret Shaip Kamberin, deputetin shqiptar në Serbi: Mbështetje çështjes së shqiptarëve në Preshevë! Hapja e Konsullatës në Bujanoc, hap i rëndësishëm
12 Nëntor, 13:26
-
Data e zgjedhjeve të 2025/ Presidenti Begaj nis konsultimet: Shoqëria civile të angazhohet në vëzhgimin e zgjedhjeve
11 Nëntor, 14:28
-
Kryeparlamentarja Spiropali takim me Presidentin Bajram Begaj, diskutohet për negociatat e Shqipërisë drejt BE-së
3 Tetor, 12:19
-
Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, SHBA: Vijojmë partneritetin me Shqipërinë për mbrojtjen e kësaj pasurie! Mbi 1.6 milionë dollarë të investuara
29 Shtator, 12:16