GREQI- Detaje tronditëse kanë dalë në sipërfaqe për përdhunimin e 50-vjeçares shqiptare teksa punonte si pastruese në një pallat, në zonën e Petralonas në kryeqytetin grek.

Një dëshmitare e cila e pa gruan 50-vjeçare gjysmë të zhveshur dhe me një fytyrë të “vrarë” ka folur për mikrofonat e mediave greke dhe zbuloi se shqiptarja i tregoi se ishte përdhunuar 7 herë.

“Jam e para e cila pashë 50-vjeçaren. Ishte gjysmë e zhveshur dhe me një fytyrë të shndërruar nga plagët, psikologjikisht ajo ishte shumë keq. E përdhunuan dhe e rrahën 7 herë. Ishte e vrarë në fytyrë.”, shprehet gruaja.

Ajo tregoi edhe mënyrën si gruaja arriti të arratisej pas momenteve të gjata të tmerrit që përjetoi brenda apartamentit të 35-vjeçarit bullgar.

 “Gruaja arrti të dilte nga dritarja e ballkonit për të shpëtuar. Ndërkohë ai, përdhunuesi ishte brenda dhe bërtiste.”, tha ajo.

Ajo gjithashtu tha e revoltuar se policia nuk erdhi në kohë! U vonua dhe sipas saj kjo i ka dhënë mundësi përdhunuesit të largohej nga banesa.

Sipas dëshmitares e cila është një banore në pallatin ku banonte edhe 35-vjeçari me origjinë nga Bullgaria, zbuloi se ai ushtronte dhunë fizike dhe ndaj mamasë së tij, e cila për ironi të fatit ishte pastruese në profesion.

Ajo në fund të dëshmisë së saj mbi ngjarjen tha gjithashtu se kur komshiu i saj, zbuloi se ajo ndihmoj viktimën e tij kërcënoi atë dhe vajzën e saj.

“Ai tha se do të na mbyste. Policia na ka dhënë urdhër të qëndrojmë në shtëpi dhe mos të hapin dyer e as dritare. Po jetojmë me frikë”, tha ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi 1 ditë më parë teksa gruaja po pastronte pallatin, në të cilin shkonte një herë në javë.

Puna nisi zakonshëm për 50-vjeçaren, por gjithçka ndryshoi kur 35-vjeçari bullgar e tërhoqi, e dhunoi dhe më pas e përdhunoi 7 herë në apartamentin e tij, ku gruaja shqiptare qëndroi për disa orë pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar.

Autori, monster i cili arriti të arratisej është ende në kërkim.

Gra dhe vajza greke kanë dalë në protestë në mbështetje të gruas, me parulla nëpër duar dhe sloganin “Asnjëra nuk është vetëm”.