TIRANE-Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e Drilona Duricit, ndërsa zjarri rezulton se ka nisur nga gropa e ashensorit në katin e parë për t’u ngjitur më pas deri lart duke sjellë për pasojë dhe dëmtimin e disa apartamenteve.

Burime për Report Tv bënë me dije se janë sekuestruar dokumentacioni i ndërtimit të pallatit dhe montimit të ashensorit për të parë nëse janë respektuar elementët e sigurimit teknik sipas lejes së dhënë, pasi rezultonte se ashensori nuk kishte dalje emergjence.

Të njëjta burime sqaruan se në pyetje është marrë administratori i pallatit ku ra zjarri i cili ka deklaruar se nuk kishte vënë re prani flakësh apo dëmtim të sistemit elektrik në pallat.
 
Durici banonte me qira në katin e katërt të këtij pallati ndërsa ashensori pas flakëve është bllokuar në katin e tretë për disa çaste ku e reja ka kërkuar ndihmë.
 
Askush s’ka mundur ta ndihmojë pasi hapja e emergjencës nuk ka funksionuar e për pasojë nga asfiksia e djegia Durici humbi jetën.
 
Pas më shumë se 30 minuta trupi i pajetë i Duricit është nxjerrë nga zjarrfikësja dhe banorët të cilët kanë çmontuar derën e ashensorit siç dhe shihni në pamje.
 
Nga të dhënat teknike të ashensorit banorët shprehen se ai ishte një ashensor i vendosur disa vite më parë dhe funksiononte me piston vaji.
 
30-vjecarja humbi jetën një ditë më parë teksa po kthehej në banesë pasi kishte dalë për të blerë ushqime tek dyqanet poshtë pallatit.
 
Ajo jetonte së bashku me djalin e mitur ndërsa bashkëshorti i saj ishte emigrant në Gjermani dhe është kthyer këtë të dielë në Shqipëri.

Banoret: Jemi te rrezikuar, pallati ne gjendje te keqe
Një ditë më parë u bënë dëshmitarë të një ngjarje tragjike, komshija e tyre humbi jetën brenda ashensorit duke luftuar me flakët ndërsa sot banorët bëjnë apel të merren masa që kjo ngjarje mos përsëritet.
 
Report Tv është ndalur në pallatin ku Drilona Durici humbi jetën mes flakëve, ndërsa të rrezikuar ishin dhe shumë banorë të cilët u evakuuan nga policia.
 
Ky pallat është i dorëzuar tek banorët dhe ata janë pajisur me hipotekë, por kabinat elektrike dhe tubacionet e ujit janë të hapura dhe rrezikojnë përditë ata që banojnë aty.

ISHTI: Shkak depozita e vajit, tragjedia mund te shmangej
Tragjedia e një dite më parë ku humbi jetën Drilona Durici do ishte shmangur nëse ashensori do ishte montuar sipas kushteve teknike.
 
Sipas Inspektoratit Shtetëror Teknik montimi i depozitës së vajit për pistonin e ashensorit është montuar brenda kafazit çka teknikisht është e palejueshme.

ishtii
 
Një tjetër shkak që ka ndihmuar në avancimin e flakëve sipas ISHT-s është dhe mos pastrimi i vajit dhe kafazit të ashensorit nga papastërtitë.
 
Për këtë rast hetimit po kryhen dhe nga Prokuroria e Tiranës ndërsa burime për Report Tv bënë me dije se do të hetohet dhe kontrata e mirëmbajtjes e firmës ndërtuese “Eni” shpk.
  
dorina
(Drilona Durici)

Ashensori i vdekjes! 30-vjeçarja u dogj në pamundësi dalje
Ky është ashensori i pallatit tek zona e Freskut në Tiranë ku dje paradite gjeti vdekjen 30-vjeçarja Drilona Durici, nënë e një fëmijë 5 vjeç. Drilona, apo Lona siç e njihnin në pallat banorët ishte duke u kthyer pasi kishte dërguar djalin në kopsht. Ajo hipi si cdo ditë në ashensor, por pa arritur në katin e tretë, flakët përfshinë kabinën metalike, ndërsa gruaja ulëriste për të dalë. E pamundur, as banorët nuk ia dolën dot të hapnin derën, ndërsa hetime kanë nisur për të zbardhur ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin shqiptar.

[gallery]20683[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com