Gruaja u vetëvra me armën e shërbimit pas sherrit në oborr, gjykata e Durrësit liron bashkëshortin polic

Gruaja u vetëvra me armën e shërbimit pas sherrit në oborr, gjykata e Durrësit liron bashkëshortin polic

Merita Hajdari

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën “detyrim paraqitje” për policin e portit Sherif Hajdari, i cili u arrestua një ditë më parë i akuzuar se shtyu drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij, Merita Hajdarin. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në oborrin e banesës së çiftit në lagjen nr. 7 të qytetit, në sy të kunatës së viktimës dhe të afërmve të tjerë.

Vendimi për policin është marrë pasditen e djeshme në një sallë të mbyllur pa prani mediatike. Arrestimi i tij nga Prokuroria e Durrësit është konsideruar i drejtë, por Gjykata e Durrësit ka vendosur të japë masën “detyrim paraqitje” pasi ka shqyrtuar të gjitha provat e mbledhura. Shqiptarja.com mëson se vendimi është marrë duke pasur parasysh edhe problemet shëndetësore të policit. Ai merrte ilaçe për zemrën dhe tensionin e lartë.

Referuar edhe dëshmive të të afërmve por edhe bashkëshortit, mësohet she sherri i nisur mes policit dhe bashkëshortes 47-vjeçare Merita Hajdari nuk kishte motive xhelozie. Gruaja e ka ndërmarrë aktin në një moment dobësie. Teksa diskutonin në oborr ajo ka hyrë në banesë, ka marrë armën e shërbimit të të shoqit dhe është vetëqëlluar në oborr.

Duke pasur parasysh pozicionin e trupit të gruas, shenjave të barutit në duar dhe pozicionin e armës edhe shkencërisht u vërtetua se ishte vetëvrasje.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 08/08/2018 15:36

    Po shum mir qe e liruan. Cfar faji ka bashkeshorti se bejn shamat e ajo me pas vret veten!? Sa her grindemi e bejm shamat ehuuu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”