Propozuesi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Përparim Gruda, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, paraqiti përmbledhjen e Projektligjit, duke thënë se për publikun në Kosovë është e njohur historia e Gjykatës Speciale në Hagë.
“Projektligji edhe nëse i merr votat e mjaftueshme, kalon vetëm në parim, dhe më pas do të rikthehet në komisionet parlmentare për t'u diskutuar nen për nen", për t'u rikthyer në Kuvend më pas që të votohet në tërësi.
Për gjithë opinionin publik të Kosovës është e njohur historia e Gjykatës Speciale në Hagë. Ajo u themelua mbi pretendimet e raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të paraqitur nga Dick Marty, që në thelb kishte akuza për trafikim të organeve nga UÇK-ja. Procesi gjashtëvjeçar i gjykimit të krerëve të UÇK-së në Hagë, akuzat dhe vendimet e shkallës së parë, nuk e kanë vërtetuar... se kishte trafikim të organeve. Ky ligj nuk ia heq të drejtën Gjykatës Speciale për të vazhduar hetimin e akuzës për trafikim të organeve, por ky ligj bën vetëm një gjë, e heq një pjesë të juridiksionit të Gjykatës Speciale, atë që ka të bëjë me krimet e luftës”, tha ai.
Sipas tij, Gjykata Speciale do të vazhdojë të ekzistojë për qëllimet për të cilat është themeluar, përfshirë hetimin e pretendimeve për trafikim të organeve.
Lajmi kryesor:
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, Kurti: Ndryshimet janë të ngutshme, por do t'i mbështesim!







