NEW YORK - Asnjë ministër shqiptar nuk ka qenë pjesë e udhëtimit të kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski në SHBA.
Ky i fundit së bashku me ministrin e Jashtëm, Nikolla Poposki dhe një sërë funksionarësh të tjerë edhe këtë herë ka anashkaluar funksionarët dhe ministrat shqiptarë që ka në kabinet.
Udhëtimi i Gruevskit në SHBA ka disa qëllime dhe axhenda e tij është mjaft e ngjeshur. Ai do të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ka zhvilluar disa “road shoë” për të kërkuar investiture, si dhe po takohet me diasporën maqedonase.
Fatkeqësia dhe mjerimi qëndron në faktin se Gruevski edhe kësaj radhe ngjashëm si në të gjitha rastet e deritanishme nuk ka marrë asnjë ministër ose funksionar të lartë shqiptar, raporton Zhurnal.
I vetmi në këtë “road show” është drejtori i Agjencisë për investime të huaja, Visar Fida, i cili duke pasur parasysh se të gjitha kompetencat për investime ia ka marrë ish-drejtori Viktor Mizo është vetëm një figurë statike në këtë udhëtim.
Shqiptarët mbetën jetimë gjatë takimeve të shumta në SHBA, ku merrnin pjesë politikanët e shumtë shqiptarë, qofshin nga Kosova ose Shqipëria.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton takoi njëkohësisht dy kryeministrat shqiptarë, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë, presidentin Bujar Nishani, por askund nuk u pa asnjë politikan shqiptar nga Maqedonia.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com