Me 74 vota pro dhe 4 kundër Kuvendi i Maqedonisë zgjodhi ministrat e rinj që dhanë dorëheqjen pas ngjarjeve në Kumanovë dhe publikimit të përgjimeve nga lideri i opozitës, Zoran Zaev.
Në këtë seancë Kryeministri maqedonase Nikola Gruevski ka mbajtur fjalimin e tij ku ka theksuar se një ndër shkaqet e dorëheqjeve është afera e përgjimeve e publikuar nga opozita maqedonase.
Në seancë nuk shihen as liderët e dy partive Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së, por edhe as ministrat e zëvendësministrat e BDI-së.
Bashkimi Demokratik për Integrim akoma është në mëdyshje se a do të braktisë koalicionin qeverisës me VMRO-DPMNE. Deputetë të saj kanë heshtur lidhje me këtë pyetje.
Kjo parti sot do të vendos nese do të dal përfundimisht nga koalicioni qeverisës me VMRO-DPMNE.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com