Grumbullime masive dhe mosrespektim i distancës, Bashkia e Krujës mbyll tregun (VIDEO)

Mungesa e kushteve higjienike, mosrespektimi i distancës dhe grumbullimet e qytetarëve apa asnjë lloj mase ka bërë që tregu i fruta-perimeve në Krujë të mbyllet mëngjesin e sotëm.

Në orët e para të mëngjesit, ka pasur një dyndje tepër të madhe të qytetareve për të bërë pazaret, duke qene se e shtuna dhe e diela janë të mbyllura për çdo lloj aktiviteti dhe banorët janë të ndaluar të dalin nga shtëpitë.

Grumbullimi masiv i njerëzve në treg por dhe shtimi i rasteve me COVID-19 në qytetin e Krujës ka bërë që bashkia të marrë masa për mbylljen e tregut.

Në qytetin e Krujës numërohen 7 raste pozitive të prekura me COVID-19.

1587104198_tregukrujes001.jpg

Foto sot te tregu i Krujës


Lajmi kryesor:

Në 17:30 gjithçka mbyllur deri të hënën/ Kamza dyndje në tregje! Pas raportimit të Report TV ndryshim '360 gradë' të situatës (VIDEO)


I.K/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

REPLIKAT/ Shehaj nxjerr dokumentin: Lapaj mori 45 mln lekë të vjetra nga kompania e 'Çapjave' e sekuestruar nga SPAK! Adriatiku: S'jam klerik, do marr lekë dhe nga kriminelët

REPLIKAT/ Shehaj nxjerr dokumentin: Lapaj mori 45 mln lekë të vjetra nga kompania e 'Çapjave' e sekuestruar nga SPAK! Adriatiku: S'jam klerik, do marr lekë dhe nga kriminelët