Banorët e fshatit Gështenjas në Pogradec, të cilët jetojnë pranë masivit pyjor me sipërfaqe mbi 700 hektarë kanë mbledhur me dhjetëra ton gështenja. Ky është vit i mbarë sa i përket prodhimit, por tregtia mbetet problem për fermerët, pasi nuk ka interes nga grumbulluesit.

“Kemi marrë prodhim por s’ka treg për shitje. Dorë e fundit me 1000 lek/kg. Na ka ngelur gështenja e grumbulluar në shtëpi”, thanë ata.

Gështenja e Pogradecit shitet në tregun e shumicës me 80-100 lek/kg.

“S’ka grumbullues, vetëm tregtarë që marrin nga pak. Kam 10 kuintal por skam ku i çoj”, tha një tjetër.

Vitin e shkuar eksporti i këtij fruti ishte i përqendruar tek Italia fqinje, ndërsa sot tregtohet vetëm në bashkitë e juglindjes.