Një mesazh që duket se vjen nga Arbjan Mazniku, madje edhe me foton e tij, por... jo tamam. Ogerta Manastirliu ka ndarë në rrjetet sociale një ilustrim konkret sesi Inteligjenca Artificiale mund të krijojë realitete.
Në mesazhin që duket se vjen si udhëzim, kërkohet 1 person për çdo bashki që të hapë llogari të rreme për ndërveprime në rrjetet sociale.
“A mundemi ju lutem që të kërkojmë dhe nga 1 person për bashki të ndarë nga këta që morëm që t'ju themi hapni nga 2 llogari Instagrami, 2 llogari TikToku dhe 2 Facebook Fan Page, t'i hapin me emër mbiemër fiktiv, jo të vërtetë, të ndarë nga këta që morëm, të jetë grup i veçantë vetëm për ‘like’, ‘comment’ dhe ‘share’, por më shumë për komente te komentet”, thuhet në mesazh. Më pas shton në anglisht, “ju lutem, bëjeni sa më shpejt.”

Manastirliu duket se e ka verifikuar përmes aplikacioneve të dedikuara vërtetësinë e tij dhe mesazhi rezulton që s’është aspak nga Mazniku, por nga Inteligjenca Artificiale.
“Në epokën e Inteligjencës Artificiale, gënjeshtra digjitale e ka jetën e shkurtër”, shkruan deputetja krah fotove.

Komente









Mendoj se kete e kane bere pisat kosovare te delirantit Albin ose te pa punet e kafeneve
Përgjigju