Grupe studentësh rikthehen në protestë para Kryeministrisë: Anuloje ligjin, kërkojmë arsim cilësor

Grupe studentësh rikthehen në protestë para Kryeministrisë: Anuloje ligjin, kërkojmë arsim cilësor

Studentët gjatë protestave para Kryeministrisë

Pas një periudhe tensioni dhe bojkoti në disa fakultete një grup i studentëve nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Shkencave të Natyrës i janë rikthyer këtë të mërkurë protestave para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit  dhe Kryeministrisë.

Një grup i vogël i studentëve kanë vijuar të bojkotojnë mësimin ku këtë rradhë kanë zgjedhur të protestojnë  fillimisht para Ministrisë së Arsimit  ku kanë qëndruar për rreth një orë, për të marshuar më pas në drejtim të godinës së Kryeministrisë .

Ndërsa qeveria ka vijuar turin e projektit tw “Paktit për Universitetin”, një pjesë e studentëve me thirrjet “Kërkojmë arsim cilësor” , “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, “Anuloje ligjin”,  kërkojnë përmbushjen e të gjithë kërkesave të paraqitura prej tyre për ulje të tarifave studimore, përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimore deri edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

Gjatë protestës së zhvilluar, disa nga studentët në shenjë proteste kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës së Ministrisë, ndërsa nuk kanë munguar as brohoritjet e tyre “S’jemi 2 as jemi 3 gjithë Shqipëria është me ne”. 

Ata e përqëndruan një pjesë të kohës protestën e tyre, e cila zgjati për rreth një orë para godinës së Kryeministrisë ku i bënë thirrje qeverisë për anulimin e ligjit të arsimit të lartë. 

Pas plotësimit të kërkesave të paraqitura në protestat e muajit dhjetor, përmes "Paktit për Univerisitetin" të prezantuar nga qeveria shumica e studentwve u janë rikthyer auditoreve mësiomore në fakultetet e tyre për vazhdimin normal të procesit mësimor në universitete. Gjithashtu, mësohet se në Fakultetin Ekonomik vijon aplikimi i studentëve ekselentë në portalin “Punë të Mbarë”, një portal i cili do të mundësojë punësimin e të rinjëve në administratën shtetërore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 23/01/2019 15:25

    Protestoni para PD-LSI,e mos u sorrollatni kot,vetem studente qe nuk meritoni te jeni ju rrugecer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë