Grupet e rinj parlamentarë, Soreca: Shpresojmë që opozita të marrë pjesë në zgjedhje! Koha për dialog

Grupet e rinj parlamentarë, Soreca: Shpresojmë që opozita të marrë pjesë në zgjedhje! Koha për dialog

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigji Soreca foli për qëndrimin e opozitës parlamentare për pjesëmarrje në zgjedhje lokale. Soreca deklaroi se duhet që opozita të marrë pjesë në zgjedhje teksa tha se është koha për dialog jo vetëm brenda opozitës por edhe me qeverinë në mënyrë që të ketë pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

"Ne shpresojmë që opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ne kërkojmë që opozita të jetë prezente. Tani është koha për dialog. Opozita duhet të flasë mes vetes dhe me qeverinë në mënyrë që të kemi pjesëmarrje", tha Soreca.

Soreca foli edhe për besimin e shqiptarëve në institucionet që merren me mbrojtjen e të dhënave personale, dhe e quajti rritjen e numrit të denoncimeve në këtë sektor se një anë pozitive e cila rrit jo vetëm besueshmërinë ndaj komisionerëve që merren me mbrojtjen e të dhënave por ndikon poozitivisht edhe në procesin sundimit të ligjit.

"Jam shumë i nderuar që kisha  të vizitojë zyrën këtu dhe të bisedoja me të gjithë personelin këtu. Kjo zyrë është shumë e rëndësishme si për vendin tuaj ashtu dhe për qytetarët. Ishte kënqqësi për mua q komisioneti më tha se ankesat që nga viti 2014 janë 10-fushira. Kjo do të thotë se qytetarët e Shqipërisë tashmë janë të ndërgjegjësuar se në rast se e drejta e tyre për mbrojtjen e të dhënave personale shkelet ata kanë të drejtën të ankohen pranë institucioneve. Bësoj që ju e dini se legjislacioni i BE për mbrojtjen e të dhënave personale është një ndër më të mirat. Shohim se Shqipëria po harmonizon legjislacionin e saj me atë të BE.

Ishte kënaqësi që bashkë me komisonerin ne mundëm të binim dakord për projektin e dytë të binjakëzimit të zyrave. Në Tetor të këtij viti në Tiranë do mblidhen komisonerët e mbrojtjes së të dhënave nga e gjithë bota. Mbrojtja e të dhënave është e rëndësishme për shkak se ai në vetvete ndihmon në procesin e sundimit të ligjit. Po ashtu është shumë e rëndësishme që ky legjislacion të jetë i hamoznizuar me atë të BE sepse kështu edhe bashkëpunimi për sigurinë mund të ecë përpara. Prandaj nuk mund ta thkesoj sa duhet rëndësin që ka ky legjsilacion për qytetarët shqiptarë", tha Soreca.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spiuni: 18/04/2019 17:53

    Komisioneri Besnik s’eshte gje tjeter vetem ish sigurims, nuk duhet te jete ne asnje detyre te larte shteterore.

    Përgjigju
  • Shtogbak: 18/04/2019 12:45

    Urime Komisioner Besniku per reformat vetem suksese ju urojme nga Gjermania

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja