Kush i vendosi 21 kamerat e sigurisë në shtylla për të vëzhguar policinë në Shkodër? Merren në pyetje disa pjesëtarë të fiseve Lici e Bajri

TIRANË- Operacioni i Policisë së Shkodrës për çmontimin e 21 kamerave të vendosura në shtylla elektrike në ato që konsiderohen si bazat e fiseve që janë në konflikt me njëri-tjetrin prej shumë vitesh, ka çuar në shoqërimin e disa personave.

Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë me dije se shoqërime ka pasur si nga ana e fisit Lici ashtu edhe Bajri, por asnjë prej tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit në identifikimin e personave përgjegjës për vendosjen e këtyre kamerave. Pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë, teksa po punohet për gjurmimin e serverit që ruan materialet filmike të këtyre kamerave të sigurisë. Gjurmimi i tyre pritet të jetë i vështirë për shkak të cilësisë së avancuar. Përmes internetit, ato mund të komandohen edhe jashtë shtetit dhe për këtë arsye hetuesit po punojnë për të pasur rezultate. Rëndësia e gjetjes së këtyre serverëve është e madhe, për shkak edhe të mundësisë së sigurimit të provave për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në këto zona në vitet e fundit, të mbetura të pazbardhura.

21 kamerat e sigurisë që përdoreshin nga kontingjentet kriminalë për të vëzhguar lëvizjet e policisë, teksa në vijim pritet të ketë edhe operacione të tjera rreth zonës së rreth rrotullimit të Dobraçit, atij të “5 Heronjve” dhe By Pass-it të Shkodrës. Lagjet Dobraç dhe Kiras konsiderohen zona të nxehta në Shkodër, që kontrollohen nga dy fiset Lici e Bajri dhe ndërhyrja e policisë për pastrimin e kamerave të paligjshme të instaluara nga ana e tyre është fillimi i vënies në kontroll të bluve të këtyre zonave.

Përveç Shkodrës, janë edhe disa zona të tjera me të njëjtën problematikë. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se ka një plan masash për ndërhyrje për çmontimin e kamerave edhe në qarqe të tjera problematika, ku bandat kriminale kanë ndikimin më të madh, ndër to Durrësi dhe Elbasani. Kamera sigurie për survejimin e lëvizjeve të policisë, të cilat mendohet se janë në përdorim të kontingjenteve të krimit, dyshohet të ketë edhe në zonën e Niklës dhe Fushë Krujës.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stela: 15/01/2023 19:24

    Ne Shkoder me apo pa kamera pushtetin e ka ne dore krimi dhe jo policia.Ne gjith boten kamerat i ka policia,ne Shkoder i ka krimi

    Përgjigju
  • Selenica: 15/01/2023 17:02

    Ajde dilni ktej na vlora se esht qetesi momentale na rruga qe te con ne selenic e der te shpie llanajve e ke plot me kamera apo te shpie Cipurit apo mbrapa kompleksit oslo apo vila e dirushit esht totalisht kamera

    Përgjigju
  • Naqe: 15/01/2023 15:44

    Ne shkoder e kane te humbu nqs merren me kto bandat, Se i duhen per votime dhe normalisht ska sens ti godasesh Para fushate! Por ato jane thjesht show, se po te shkosh ne lagjet e tyre Ka me qindra kamera dhe jane jashte cdo norme e privatsie, ska be vaki ne asnje vend te botes te ket kamera kshu privatisht te pergjojne cdo njeri te mundshem, eshte nje shkelje shume e pa justifikueshme. Uroj te ket nje mase ekstreme per cdo kamer ne cdo zone e qytet e fshat Qe ke frike te kalosh se te vijne nga mbrapa eskorta me makine Te ndalojne e te pyesin ku do shkosh e kontrolle Si me qene renea.. gjoja te kane pa ne kamer si te dyshimte

    Përgjigju
  • Genti 1: 15/01/2023 15:39

    O genti, se kupton qe do i kane lajmeruar perpara Dhe i kane heq se i kane pase te vjetra kamerat Do vene te rejat! Pse nuk heqin cdo kamer kudo ne lagje e rruge Shkoder, tirane, fush kruje nikel,durres vlore, elbasan .. Vetem ne tirane mund te ket me mijera kamera, Te gjithe i dine dhe i shohin, thjeshte marrin rrogen Cdo muaj dhe jane ok.

    Përgjigju
  • Roni: 15/01/2023 15:33

    Disa fise kane mbetur akoma ne lesjete dhe e lene Shkodren ne nje mjegull te zeze injorance. Shume qytetare kane ikur, emigruar ne Tirane apo dhe ne Europe, kurse ne qytetin e bukur te disa viteve me pare kane mbetur hajdutet, grabitesit, injorantet dhe vrasesit. Skmaja dhe injoranca po e derrojne ate qytet. FIse te tilla si Lici e Bajri, qe edhe ne kohe te komunizmit ishin te tille, barbare dhe t epabese, fatkeqsisht po shtohen dita dites me perforcimet e dukagjinasve qe po mbjellin token e te pareve me droge dhe po e kthejne qytetin e Shkodres ne nje kamp mjeranesh e frikacakesh.

    Përgjigju
  • Bravo ho ho: 15/01/2023 15:28

    jo shum larg po shikoje shum shpejt ja ngjoni krismen se ato kamera hapnin rrugem mos bonin perplasje me njeri tjetrin kshu qe tani hajt se e ngjojm

    Përgjigju
  • genti: 15/01/2023 14:55

    polici leshi ,shkon heq kamerat pastaj ben pyetje ,po shiko njehere ku dreqin shkon kabulli i saj .....pune me bythe

    Përgjigju
    • Nick: 15/01/2023 18:30

      Fiks ! Mund të përgjonin sinjalin po të ishin wireless ose kabullin po të ishin analoge . Fillojnë hetimet mbas pilafit .

    • Mito: 15/01/2023 15:08

      Kablli shkon ke shoqnia e Doshit dhe Sterkajt

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora

Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora