Grupet kriminale në Ekuador, investigimi: Kush ua 'hapi derën' shqiptarëve, lidhjet me organizatat e tjera dhe përpjekjet për të dominuar tregun

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Grupet kriminale shqiptare po veprojnë tashmë jo vetëm në vendin tonë, apo shtetet fqinje, por shumë më larg. Në Ekuador, mafia shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë terren, ndërsa viktima, për larje hesapesh apo çështje konkurrence, kanë rënë jo pak persona. Rasti më i fundit është ekzekutimi mafioz i Ergys Dashit 2 ditë më parë. Mediat ekuadoriane i kanë kushtuar një artikull funksionimit dhe rritjes së ndikimit të mafies, përfshirë edhe atë shqiptare.

Artikulli i publikuar 'La Hora'

Që nga viti 2010, mafiet kanë vepruar në Ekuador, njëra prej këtyre organizatave kriminale është shqiptare. Ndryshe nga kartelet meksikane, këto grupe kanë interesa të shumëfishta, si trafikimi i njerëzve, organeve, armëve etj..

Midis 1 dhe 24 janarit 2022, janë regjistruar 243 vdekje të dhunshme në mbarë Ekuadorin. Një shifër që e kalon vitin 2021, kur në të njëjtën periudhë u regjistruan 91 vdekje të tilla. Presidenti i vendit, Guillermo Lasso thotë se grupet kriminale të drogës janë përgejgjës për aktet e fundit të dhunës në Ekuador, teksa në vitin 2021 u kap një3 sasi rekord droge prej 210 tonë.

Fuqia e mafies

Në Ekuador është përcaktuar se kartelet meksikane të drogës, i Sinaloa dhe Jalisco kanë rekrutuar grupe kombëtare si Los Choneros , Los Lagartos dhe katër grupe të tjera.

Por ndryshe nga kartelet, “motori” i të cilëve është trafiku i drogës, mafia nuk i është përkushtuar një lloji të vetëm të veprimtarisë kriminale . Ata përfitojnë edhe nga trafiku i qenieve njerëzore, trafikimi i organeve, armëve dhe floririt, në varësi të llojit të organizatës.

“Për shembull, mafia shqiptare ka karakteristikën e saj të veçantë: punon me dërgesa droge në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe është pikërisht kjo mafi që tashmë është evidentuar në vend", thotë Mario Pazmiño , ish-drejtor i Inteligjencës së Ushtrisë Ekuadoriane.

Grupet kriminale ballkanike në vende të tilla si Kolumbia dhe Ekuadori, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara për Krimin e Organizuar, kërkojnë të kenë prezencë në qytete ku grupet e mëdha kriminale kanë kontrollin.

Jorge Machuca, një sociolog, thotë se të dish se nga punojnë grupet kriminale i lejon ata të kenë një kontakt të parë me furnitorët në Amerikën e Jugut dhe të krijojnë aleanca. “Një kartel nga Meksika apo Kolumbia nuk mund të shkojë në Evropë pa pëlqimin e këtyre mafiozëve”, shton ai.

Sociologu thotë se në vitin 2010 kanë mbërritur shqiptarët e parë në Ekuador. "Shteti nuk aktivizoi një sistem inteligjence që e monitoron atë për t'i parandaluar ata të krijojnë lidhje dhe të fitojnë hapësirë.

Kjo përkon me të dhënat e InSight Crime (një fondacion kushtuar studimit të kërcënimit kryesor për sigurinë kombëtare dhe qytetare në Amerikën Latine), i cili detajon se nga 160 shqiptarët që hynë në Ekuador në vitin 2018 , të paktën 20 mund të jenë trafikantë droge.

Rasti i parë i njohur në vend ishte ai i shqiptarit Adriatik Tresa, i qëlluar nga shtatë burra të veshur si policë, në nëntor 2020, në Guayaquil. Viktima ishte pjesë e një hetimi të Njësisë Kundër Narkotikëve për trafik droge dhe u identifikua si një nga autorët e vrasjes së gazetarit Fausto Valdivieso. Në vitin 2009, shqiptari Arbër Çekaj themeloi një firmë eksporti bananesh në Ekuador, të cilën e përdorte për të fshehur lëndë narkotike në anije mallrash.

Fakti që këto mafia kanë qenë rreth një dekade, thotë Pazmiño, tregon se në Ekuador nuk është kryer asnjë proces hetimi të thelluar. Mafiat përfitojnë nga kjo dobësi dhe vazhdojnë të rrisin punën e tyre.

Në lidhje me veprimet e qeverisë, ekspertët tregojnë se reformimi i ligjeve është më tepër “populizëm kriminal".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?



×

Lajmi i fundit

John

Ndihma për Ukrainën, Biden: Populli i Shteteve të Bashkuara qëndron së bashku me popullin trim të Ukrainës