Gjithçka është zgjidhur në Grupin A në Botërorin e Rusisë. Uruguaj ka fituar edhe ndeshjen e dytë në grup, sërish 1-0, përballë Arabisë Saudite, dhe tashmë është kualifikuar për më tej, së bashku me Rusinë. Eliminohen Arabia Saudite dhe Egjipti.
Uruguaj e ka nisur ndeshjen në sulm, duke kërkuar të zhbllokohet sa më shpejt, për të mos përsëritur atë që i ndodhi në fitoren me Egjiptin, ku goli erdhi në fundin e takimit.
Pas disa tentativave të njëpasnjëshme, është Suarez ai që gjen golin, që më pas do të rezultonte vendimtar për fatin e takimit. Sulmuesi uruguajan e pati të thjeshtë për të shtyrë topin në rrjetë, duke çliruar të tijtë.
Uruguaj pati edhe disa raste të tjera për ta mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, por nuk ia doli. E njëjta histori edhe në pjesën e dytë, me Uruguajin që i afrohet më shumë portës, ndërsa në krahun tjetër Arabia Saudite është e pafuqishme.
Arabët përpiqen me ndonjë kros në zonë nga goditjet standarte, por amerikano jugorët janë mbrojtur mirë.
Përfundon 1-0 dhe tashmë në Grupin A do të diskutohet vetëm për vendin e parë, ku Uruguajit i duhet të fitojë për këtë objektiv, ndërsa Rusisë i mjafton edhe barazimi, pasi ka golavarazhin më të mirë të këtij Botërori deri tani