OTP blen ‘Alpha Bank’, zv.drejtori Wolf: Duam të jemi lider kudo! CEO: Fokus kënaqësia e klientit dhe digjitalizimi

Grupi OTP bank ka përfunduar zyrtarisht procedurën e blerjes së Alpha Bank Albania, ndërsa bashkimi i tyre pritet të finalizohet në vjeshtën e këtij viti. Ky transaksion forcon më shumë pozitat e OTP në Shqipëri, e cila mbetet e hapur edhe për blerje të tjera, ndërsa synimi i saj, është që të jetë lider kudo që ndodhet. Kështu shprehet zëvendësdrejtori i përgjithshëm i OTP Bank në Hungari László Uolf.

“Jemi prezent në 11 vende, kemi 16 milionë klientë dhe mbi 37 mijë të punësuar. Objektivi është që të jemi një bankë lider kudo që të jemi të pranishëm. Në lidhje me Shqipërinë, ambicia është që të shkojmë edhe më tej në kredidhënie. Dëshirojmë që të jemi pjesë aktive në shoqërinë financiare të Shqipërisë”, u shpreh në Konferencë për mediat në Shqipëri László Uolf, zëvendës drejtor i përgjithshëm i OTP Bank në Hungari.

Ndërsa drejtori i OTP Bank Albania Bledar Shella, tha se pas kësaj blerjeje OTP do t’u shërbejë rreth 300 mijë klientwve në Shqipëri.

“Tashmë me bashkimin e dy bankave pesha e tregut në aktive do të jetë 11% duke qenë banka e pestë më e madhe në treg, ndërsa përsa i përket kredidhënies ne do të arrijmë në 16.5% duke qenë banka e dytë ose e tretë më e madhe në treg”, tha Bledar Shella, drejtor i OTP në Shqipëri.

Përveç zgjerimit të portofolit të kredidhënies për sektor të ndryshëm të ekonomisë si turizmi, infrastruktura, energjia, apo bujqësia, fokus i veçantë do ti jepet  digjitalizimit.

“Fokusi do të jetë në digjitalizim. Synojmë kredidhënien nëpërmjet platformave elektronike, kryesisht kredinë konsumatore por edhe atë hipotekore me pas”, tha Shella.

“Ne besojmë se bankingu digjital është një nga pikat më të forta dhe ende po zhvillojmë shërbimet tona”, tha Uolf.

OTP prej tre vitesh është shpallur banka më e mirë në Shqipëri nga revista  prestigjioze Euromoney, vlerësim që e ka siguruar edhe për këtë vit.

“Fokusi jonë ka qenë ‘Kënaqësia e Klientit’. Kjo ka qenë motoja që na ka shtyrë për të bërë diferencën midis klientëve të tjerë”, tha Shella.

Sa i takon situatës aktuale dhe rrezikut që vjen nga lufta, Shella, shprehet se OTP do të jetë vigjilente dhe në mbështetje të klientëve që do të kenë vështirësi në kthimin e kredive.

“Kreditë me probleme nuk janë rritur madje janë ulur e janë në situatë mjaft pozitive. Nëse do të shohim klientë që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës së krijuar patjetër që do ti gjendemi pranë dhe këtë e kemi treguar edhe gjatë kohës së pandemisë, kur ne bëmë një ristrukturim të ndjeshëm të portofolit të kredisë”, tha Shella.

OTP Albania ka rritur ndjeshëm peshën në kreditim të bizneseve dhe individëve nga 9% që e ka pasur në fund të vitit 2018, në 11.5% aktualisht. Prej 1 muaj banka ju ka dhënë mundësinë klientëve të saj që të investojnë përmes OTP Albania në obligacione të huaja në të gjithë botën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen