Grupi anti Basha në Vlorë, Patozi
thirrje Berishës: Merr në dorë PD

Grupi anti Basha në Vlorë, Patozi<br />thirrje Berishës: Merr në dorë PD
Grupi anti-Basha i drejtuar nga ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi pas Durrësit sot zhvilluan një takim me demokratët në Vlorë duke kërkuar reagimin e tyre për të ndaluar Lulzim Bashën në zgjedhjet farsë që po bën për të marrë mandatin e dytë.
 
Patozi i bëri thirrje Sali Berishës dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të PD që të ngrihen për të ndaluar këtë të keqe të madhe, sikur e cilësojnë ata Lulzim Bashën.


 
Basha i ka pasur takimet e mbyllura, por ka pasur reagime. Dikush i ka thënë ‘Na shite’ pse vjen këtu në Vlorë. Unë nuk e them dot. Jo se po e kursej, por se nuk kam prova. Në rast se nuk na shiti ia vodhën për shkak të paaftësisë. Problemi është që për këtë a do mbajë dikush përgjegjësi?
 
PD nuk mund të jetë kurrë biznes personal i njeriu të vetëm.  Shumë njerëz më kanë kërkuar të garoja edhe pse nuk kishte garë, pasi kanë dashur që partia të reagojë, që Basha mos garojë i vetëm, pasi atë tjetrin nuk e quaj.
 
Nuk humbëm në tre muajt e fundit, pasi erdhi graduale, ndërsa në fund u vulos. Basha gjatë 4 viteve nuk mendoi për të bashkuar demokratët. Ai e ka për qëllim që të marrë çelësat e kosheres, por bletët nuk do të jenë më aty, pasi PD nuk është selia, por ne që jemi këtu.
 
PD nuk i lejohet vendi i dytë, nuk kemi luksin të kemi armiq mes nesh. Duke filluar te Berisha dhe deri te anëtari më i ri duhet të reagojnë dhe të marrin në dorë fatet e PD, nuk është zgjidhje kjo që po ndodh.
 
22 Korriku nuk duhet të jetë një ditë e qetë dhe e zakonshme, nuk do i lëmë demokratët që të përplasen se dëshiron Basha.  Ka ende kohë që Basha të reagojë, që të mos e cojë më keq PD. Të shpëtojmë PD dhe të mos e lëmë në mëshirën e Ramës
” deklaroi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë