Grupi i “Germany's Chaos Computer” ka deklaruar se ka arritur të hakerojë me sukses programin “Touch ID” të Apple-s duke përdorur objekte të cilat mund t’i gjejmë në shtëpinë tonë.
 
Dy ditë pasi u nxorr në shitje iPhone 5S grupi gjerman ia arriti të krijonte një gisht fallco duke fotografuar shenjat e gishtave të lëna në sipërfaqen e një gote.
 
Por në adresën e tyre të web-it, krijuesit e iPhone thonë se mundësitë janë 1 në 50,000 që dy shenja gishtash të veçanta, të ngjasojnë dhe se teknologjia e tyre ka një nivel të lartë sigurie.
 
Karsten Nohl, kryeshkencëtari SRLabs, tha për BBC se do të ishte e pabesueshme nëse Apple do të arrinte të bënte diçka që pjesa tjetër e industrisë biometrike ka dështuar të realizojë.
 
Apple nuk ka propozuar se “Touch ID” është zëvendësuesi i paswordit tradicional, por thjesht një mënyrë e përshtatshme për të zhbllokuar celularin.
 
Të premten e kaluar, një senator i SHBA kërkoi që Apple t’u përgjigjej disa pyetjeve në lidhje me privatësinë, si rrjedhojë e teknologjisë.
 
Ndërsa Apple nuk pranoi të komentojë për BBC në lidhje me këtë çështje.

Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)