Alpinistët bllokohen duke u ngjitur në mal në Dropull, njëri rrëzohet dhe lëndon këmbën! Telefonojnë për ndihmë dhe shpëtohen

Alpinistët bllokohen duke u ngjitur në mal në Dropull, njëri rrëzohet dhe lëndon këmbën! Telefonojnë për ndihmë dhe shpëtohen

Foto ilustruese

Një grup alpinistësh kanë humbur rrugën malin Murgana në fshatin Sotirë në Dropull afër kufirit me Greqinë, duke mbetur të bllokuar për disa orë.

Njëri prej alpinistëve është rrëzuar dhe ka lënduar këmbën. Kanë qenë vetë aplinistët ata që kanë telefonuar në sallën e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ku kanë kërkuar ndihmë.

Shërbimet e postës policore në Dropull kanë shkuar menjëherë në ndihmë të tyre dhe aktualisht ata po ndihmohen për t’u transportuar drejt fshatit Sotirë. Raportohet se asnjë prej tyre nuk ka rrezik për jetën.

“Në sallën e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër  ka ardhur një telefonatë se disa alpinistë ndodhen në malin  Morgan, mbi fshatin Sotirë dhe kanë nevojë për ndihmë pasi  shtetasi E. K., rreth 17 vjeç është rrëzuar dhe ka dëmtuar këmbën.

Menjëherë pas njoftimit janë nisur për në malin Morgan, forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër, shërbimet e Postës së Policisë Dropull dhe Forcat e Ushtrisë për tiu ardhur në ndihmë këtyre shtetasve. Aktualisht këta shtetas po  ndihmohen nga shërbimet e policisë, ku po transportohen me mjetet e policisë drejtë fshatit Sotirë  dhe asnjë prej tyre nuk ka rrezik për jetën”, thotë policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
Alpinistët e bllokuar, mjeku: Të gjithë janë mirë, njëri kishte shembje të lehtë të këmbës! Malo: U shpëtua i gjithë grupi

Alpinistët që kishin mbetur të bllokuar sot në malin Murgana në fshatin Sotirë në Dropull afër kufirit me Greqinë janë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë.

Deputetja Artemisa Malo dhe një mjek që i ka kontrolluar aplinistët tregojnë se gjendja e tyre tanë është mirë.

“Në orën 15:20 jam  lajmëruar përmes një telefoni sepse Ergysi kishte rrëshqitur dhe koishte nevojë për ndihmë. Më thanë se kishin nevojë për helikopter. Unë kontaktova me ministirn e brendshëm... Helikoteri duhet të merrte një leje nga ministria e mbrojtjes për tia kaluar asaj të shëndetësisë dhe kjo na mori më shumë kohë.

Zona ku duhetj të ulej ishte një zonë me një terren të vështirë kishte stuhi borë dhe një zonë me shumë pyje. Deri në momentin që Ergysi është transportuar ne ambulancë e kemi shoqëruar. Sështe hera e parë që ky grup bën ekskursion, por për Ergysin ishte herë e parë dhe këto janë gjëra që përfshihen në ekskursione të tilla. Për fat të mirë i gjihtë grupi është shumë mirë janë transportuar. Djali për të cilin kishim më shumë merak  do të shkojë në shtëpi në darkë dhe do të jetë shumë mirë”, tha deputetja.

Ndërsa mjeku tregoi se të gjithë janë mirë. Edhe njëri prej alpinistëve që ka dëmtuar këmbën, mjeku thotë se kishte lëndim të lehtë.

“Rreth orën 15:30 njoftoi për aksidentin dhe morëm vesh se ishte një grup alpinistësh. Rreth orës 20:00 mbërrin djali, nuk kishte fraktura vetëm një shembje në këmbën e djathtë, gjendja shëndetësore e të tjerëve ishte shumë mirë”, tha mjeku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja