TIRANË- Samet Halluni, anëtar i grupit të strukturuar kriminal të Bajrajve, është ekstraduar nga Holanda drejt Shqipërisë.
Për 21-vjeçarin, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën "arrest në burg" për gjobëvënie të një sërë bizneseve në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.
Halluni është arrestuar në muajin shtator në Amsterdam për llogari të drejtësisë shqiptare dhe me ekstradimin e tij, i hapet rrugë edhe ekstradimit të Behar Bajrit po ashtu nga Amsterdami drejt Shqipërisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë
Ekstradohet nga Hollanda drejt Shqipërisë 21-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar (anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri”).
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë ekstradoi nga Amsterdami drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
- Samet Halluni, 21 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.
Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale,"Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal" parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.
Policia e Shtetit në mbrëmjen e 22 shtatorit, gjatë një operacion në lagjet Kiras e Dobraç të Shkodrës si dhe në Tiranë ka vënë në pranga 9 anëtarë të grupit kriminal "Bajri", ndërsa Behar Bajrin dhe Samet Halluni u arrestuan në Holandë.
Më konkretisht, në prangat ranë Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë; Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë; Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër; Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë; Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër; Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër; Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Mbi të arrestuarit e grupit rëndojnë disa akuza, 2 vrasje të dokumentuara që prej vitit 2001, prodhim dhe armëmbajtje pa leje, organizimi i llotarive sportive të palejuara, pastrim parash, gjobëvënie, prodhim dhe shitje narkotikësh. Këtij grupi i janë sekuestruar gjatë aksionit 3 armë zjarri pistoletë, kanabis sativa, 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal, 3 makina dhe disa telefona.
Po beharin Pse nuk e ekstradun ???????????? se edhe ate ne Holland e kapen te njejten dit ! Apo Hajt ekstradojn keto ushtaret qe dalin nga burgu mas dy mujsh
Përgjigjukush kujtojne keto qe mund te maresh djersen e dikujt me nje kercenim?!? ne shkoder ndodh se me naj vend tjeter ta rrasin hunin aty qe te dalin lotet.... jan bo cdo lloj zhulsi i forte ....
PërgjigjuDonte pará pa djersë..21 vjeç, në vend që të punonte me djersë dhe të shijonte lirinë e moshes se re, Tani do kalbet brënda. Yyyyyt bajgat e m***tit, na felliqen gjith këta plera nëpër botë. Bëni burgje nën tokë dhe izolojini atje si minj!
Përgjigju