TIRANË- Dorëheqja e Lulzim Bashës i ka dhënë ‘dorë të lirë’ Sali Berishës risjellë epokën e tij në selinë blu dhe këtë e ka nisur që nga fasada. Pasditen e kësaj të hëne, Berisha ka urdhëruar një grup pune për të hequr nga ballina logon e PD-së që ishte në përmasa të mëdha sa faqja e murit.
Bashën dhe Berishën mes shumë pikave që i ndante ishte edhe logoja. Me ardhjen e Bashës në krye të PD-së, ndryshoi edhe logoja e partisë, ku ngjyra u bë një bojë qiell më të hapur dhe ndryshoi edhe shkrimin, mirëpo me rimarrjen e PD-së ish-kryeministri ka marrë masat për të rikthyer logon e vjetër, të cilën e miratuan edhe në Kuvendin e 11 dhjetorit, së bashku me ndryshimet e tjera të statutin e partisë, e që së fundmi kanë marrë edhe 'OK' nga Gjykata.
Vula e Lulzim Bashws dhe vula e Sali Berishws
Megjithatë, Berisha nuk është ndalur këtu. Grupi i Rithemelimit ka marrë në kontroll edhe grupin e WhatsApp të Partisë Demokratike.
Në vend që të hapnin një grup të ri, siç ndodh zakonisht, ato kanë përdorur të njëjtin grup, por me më pak anëtarë. Silvi Bardhi, një nga administratoret e grupit i besuar i Sali Berisha, ka hequr të gjithë “të besuarit” e Bashës, nga Patrik Sadikaj, që merrej me mediat, e deri te Ina Zhupa dhe Gazment Bardhi.
'Rithemelimi' merr kontrollin e grupit të WhatsApp të PD
Këto lëvizje vijnë pasi Gjykata e Tiranës regjistroi pak ditë më parë ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Sipas vendimit, tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike. Teksa të dyja palët, si Grupi i Rithemelimit edhe PD bëjnë thirrje për bashkim, duket se nuk është kaq e thjeshtë gjetja e gjuhës së përbashkët. Në një kohë kur Berisha ka deklaruar se do të kandidojë për kreun e PD, Enkelejd Alibeaj ka theksuar se ata nuk mund të pranojnë që partia të drejtohet nga një person 'Non Grata'.
B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DOSJA K/ Si i zhgënjeu Sali Berisha të përndjekurit politikë (VIDEO)
27 Janar, 17:20
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
Shorti për çështjen e Ervin Salianjit në Gjykatën e Lartë, reagon Bardhi: Akt i paprecedent, gjyqtarët mos të pranojnë të përdoren politikisht
27 Janar, 15:13
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
27 Janar, 11:36
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
Ate qe Putini nuk po e ben ne Ukraine po e ben Berisha ne Tirane.
Përgjigju