Grupi i kokainës/ Ferdinand Dervishi në Report TV: Brazili furnizuesi më i madh i Europës, shqiptarët s’duan të jenë më çirakë të të tjerëve, por të rrisin fitimet e tyre

Operacioni i bujshëm me 10 të arrestuar dhe 48 tonë lëkurë gjedhësh të regjura në kokainë që erdhi nga Brazili për t’u përpunuar dhe ekstraktuar në laboratorë të ngritura në Tiranë, Fushë-Krujë dhe rrethe të tjera të vendit, duket se ka nxjerrë në pah një vend origjine krejt ndryshe nga ato që ishin evidentuar vitet e fundit në sasitë e drogës të kapura; Kolumbia apo Ekuadori.

I ftuar në studion e Report TV, nga moderatori Arlind Isa, pasditen e sotme, ka qenë gazetari Ferdinand Dervishi, për të dhënë detaje interesante nga hetimet, aktiviteti i narkotrafikut të karteleve, rrugët që ndiqen dhe përfshirjen e organizatave shqipfolëse në biznesin ilegal fitimprurës.

Gazetari u shpreh ndër të tjera se kokainën nuk e prodhon dhe trafikon vetëm Kolumbia, por edhe Peruja, Bolivia dhe tani Brazili. 

“Pjesa më e madhe e kokainës vjen nga Brazili. Nuk e prodhon vete, por vjen në rrugë detare në masën 80% e gjithë kokainës që futet në Evropë, si Belgjikë dhe Holandë, portet Roterdam dhe Antverp. Brazili është konsumatori më i madh i kokainës pas SHBA-ve, ky është shkak edhe pse kalon aty. Në SHBA hyn nga Meksika, në dy rrugë, tokësore dhe detare. Nga Brazili bëhet shpërndarja prej porteve të mëdha që ka. 2 mijë tonë në vit është prodhimi vjetor në Brazil. Bandat ushqejnë tregun e Brazilit me 9 mld euro treg kokainë”, shpjegoi Dervishi ‘demografinë’ e narkotrafikut.

Kjo dinamikë dhe hartë biznesi ilegal, sipas tij ka bërë që edhe shqiptarët ta ndjekin atë treg.

“Aktualisht atje është tregu, kurse shqiptarët duan të punojnë vetë, për veten e tyre, të rrisin sa më shumë fitimet. Ata po bëhen klientë të kokainës që vjen nga Brazili. Vjen kokaina e pastër e fshehur në banane, por dhe në rroba dhe lëkurë si rasti i fundit, pra me dy mënyra. Vijnë në Shqipëri si produkte të ligjshme, pastaj vjen loja tjetër e ekstraktimit nga rrobat dhe të tjerat, për ta bërë gati për treg dhe shitje”, thotë gazetari i kronikës.

Por pse kjo metodë e preferuar nga klanet e narkotrafikut?

“Ata kanë llogaritur se risku është më i vogël me kimistë, sesa kur vjen e pastër (me pako). Më pak e rrezikshme ta marrësh të fshehur dhe rrezik më i madh ta marrësh të gatshme. Lëkura ka avantazh sepse ka edhe një erë të rëndë, edhe për qentë antidrogë, vështirësitë për ta nuhatur. Metoda pa fund për ta sjellë drogën nga Brazili dhe vendet e tjera. Ka provuar këto taktika, si; në rroba, kuti sapuni, flokë, vithe false, skulptura, mish etj.”, shpjegon Dervishi

Më tej shton se vështirësitë nisin pasi mbërrin në destinacion. Sikurse hyrjet e shtetasve të huaj nga Amerika Latine.

“Pyetjet që ngrihen se çfarë janë këta venezuelianë apo kolumbianë që hyjnë në Shqipëri. Më tej aktivizohen infiltrimet me policinë apo dhe me DEA-n amerikane. Kjo ka qenë një dërgesë që monitorohej, edhe vizita që SPAK bëri në Brazil, apo lëvizjet e DEA-s. Duke iu referuar edhe asaj që ndodhi në Xibrakë, që mund të nxirrej sasi e konsiderueshme lëndë narkotike nga solucionet. Pra Porti i Durrësit mendohet se është pika hyrëse e ngarkesës”, thotë gazetari.

Kurse për logjistikën dhe bazat, ai shprehet se janë zgjedhur terrene larg lëvizjeve dhe vëmendjes së popullatës, e që nuk bien në sy.

“Janë zgjedhur këto zona për shkak të terrenit, pak njerëz që lëvizin, ka shkurre, pemë dhe larg dyshimeve, ose afër aeroportit apo edhe pse jo krejt rastësisht, afër zonës së Rinasit. SPAK e partnerët vëzhguan në heshtje këtë rrjet kriminal të trafikut. Në Shqipëri ka dhe potencial korrupsioni të lartë, niveli i sigurisë dhe fakti se jemi ndër vendet e fundit në Europë, pra ka problematika. Këto grupe kriminale duke qarkulluar lekun janë të rrezikshshme, ndaj edhe kreu i SPAK foli me atë gjuhë, sepse ata mund të cenojnë edhe zgjedhjet, të korruptojnë apo të ndikojnë në rezultate zgjedhore”, shpjegon Dervishi.

Dhe në fund ai lë të kuptohet se tashmë grupet shqipfolëse duan të kenë më shumë dominancë në tregun e narkotikëve. 

“Shqiptarët duket se nuk duan të jenë më çirakë të të tjerëve, por të rrisin fitimet, të jenë edhe vetë dora e parë e aktivitetit”, përfundon ai.

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 18/11/2024 03:18

    Opo na tregoni kokat kush ishin lërini keto pallavrat. E shkterruat shqiperine ja helmuat femijet dhe asnje sben asgje. Kapen 2 koti aty e na e quani jet lluksi se ka bere foto buze detit. Vajti Kraja ne Brazil dhe kur u kthye kapi 2 ushtare. Ku iken te tjeter apo i lajmeroj shoku?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj