'Grupi i parë u nis nga nëna Shqipëri', tifozët Kuq e Zi mbërrijnë në Çeki

'Grupi i parë u nis nga nëna Shqipëri', tifozët Kuq e Zi mbërrijnë në Çeki

Tifozat Kuq e Zi drejt Pragës

Tifozët Kuq e Zi janë nisur për në Çeki. Grupi i ultrasve të Kombëtares ka marrë rrugën për në transfertë, teksa mbështetja për "shqiponjat" e Sylvinhos do jetë e madhe në zemër të Evropës.

Në "Fortuna Arena" të Pragës, tanët luajnë nesër në 20:45 kundër Çekisë për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E. Më shumë se 4 mijë tifozë të Shqipërisë pritet të jenë në këtë duel, me shqiptarët që përbëjnë një komunitet të madh në Pragë dhe jo vetëm.

"Grupi i parë nga nëna Shqipëri u nis. Shkojmë kudo, s’e ndalim hapin", shkruajnë TKZ.

Kështu, nesër në Pragë Kombëtarja do ketë një mbështetje të madhe, me numrin e parë të tifozëve që ka mbërritur tanimë në Çeki për ndeshjen e nesërme.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?