Grupi parlamentar i PD: Begaj nuk mund të kundërshtohet se është ushtarak, por se është zgjedhje personale e Ramës! Çdo cicërimë ndryshe është fasadë

Grupi parlamentar i PD: Begaj nuk mund të kundërshtohet se është ushtarak, por se është zgjedhje personale e Ramës! Çdo cicërimë ndryshe është fasadë

1653825448_SeliaePD.jpg

Grupi parlamentar i PD ka reaguar për zgjedhjen e presidentit të ri duke thënë të Bajram Begaj duhet të kundërshtohet në Kuvend pasi është zgjedhje personale e Ramës. Deputetët që mbështesin Berishën do të jenë në Kuvend për të votuar kundër presidentit të ri, ndërsa grupi i Alibeajt do të bojkotojë procesin.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Oriola Pampuri si zëdhënëse e PD ka reaguar edhe për grupin e Berishës duke thënë se ishin të njëjtët që akuzonin kolegët se po bëheshin pjesë e farsës dhe “çdo cicërimë e ndryshme është thjesht fasadë për të fshehur legjitimimin e kapjes së një tjetër institucioni të pavarur nga Edi Rama”.

“Edi Rama do zyrtarizojë sot në mënyrë të njëanshme emërimin e Presidentit të Republikës, që nxori dje nga xhepi, pa asnjë proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Propozimi i kandidatit për President nga nongratat e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, të damkosur nga SHBA se kanë vjedhur vota në bashkëpunim me krimin e organizuar, është prova e qartë e mungesës së legjitimitetit të PS për të zgjedhur njëanshmërisht Presidentin e Republikës.

Partia Demokratike bëri gjithçka dhe u përfshi në proces, në respekt të qytetareve dhe përgjegjësive të veta kushtetuese. Ne nuk bojkotuam, nuk u fshehëm, nuk bëmë retorikë politike. Tentuam të ndërtonim një proces që i jepte Shqipërisë një President që përfaqëson unitetin e popullit. Edi Rama nuk donte një proces gjithëpërfshirës, u tërhoq nga marrëveshja me opozitën dhe provoi para shqiptarëve që përbetimi se ishte i gatshëm për President konsensual ishte një mashtrim publik.

Legjitimimi i këtij procesi të njëanshëm dhe fshehja pas artificave procedurale, gjoja me votë kundër sepse është ushtarak, është shërbimi më i mirë për ti dhënë tiparet e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës. Bajram Begaj nuk mund të kundërshtohet se është ushtarak, por se është zgjedhje personale e Edi Ramës, në bashkëpunim me mafian e pronave shtetërore. Çdo cicërimë e ndryshme është thjeshtë fasadë për të fshehur legjitimimin e kapjes së një tjetër institucioni të pavarur nga Edi Rama, pikërisht nga të njëjtët individë që deri dje akuzonin duke shpifur kolegët e tyre se po bëheshin pjesë e “farsës” – shkruan Pampuri.


Lajmi kryesor:

'Ligjet' japin 'OK' për Bajram Begaj: I plotëson kriteret! Mungon grupi i Alibeajt! Bylykbashi: Ta kishit liruar nga detyra para se ta propozonit


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë