Deputetët e PD vizitë në PE: Informuam “Renew Europe” për situatën në Shqipëri! Po synohet asgjësimi i opozitës

Deputetët e PD vizitë në PE: Informuam “Renew Europe” për situatën në Shqipëri! Po synohet asgjësimi i opozitës

Deputetët e PD takim me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez

Një ditë para protestës së PD para Parlamentit Europian, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar ditën e sotme se deputetët e PD-së ka nisur sot vizitën zyrtare në Parlamentin Europian.

Në takim ishin të pranishëm deeputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, të cilët u takuan me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësuesë të grupit parlamentar “Reneë Europe”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se në këtë takim u informua për situatën në Shqipëri, ndërsa theksoi se po synohet asgjësimi i opozitës.

"Informimi i plotë mbi situatën në Shqipëri ishte në fokus të bisedës, me dy mbështetës të të ardhmes europiane të Shqipërisë. Është e paimagjinueshme për çdo mik europian të Shqipërisë, që të perceptojnë se vendi ynë, edhe pse vend kandidat për në BE, ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjesuar balancën mes pushteteve, dhe ka eleminuar zgjedhjet e lira.  Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ndërkohë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjesimin e opozitës përmes burgosjeve politike të lidershipit të opozitës, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas dhe duke vënë në pikëpyetje serioze demokracinë", shkruan ai. 

Më 23 tetor, 30 deputetë të PD do të protestojnë para parlamentit Europian në Strasburg, teksa aty do të zhvillohet seanca plenare. Kjo është hera e parë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 23/10/2024 19:30

    Parlamenti Europian u gezu pa mase kur mori lajmerimin apo theniet se maxhoranca po tenton te likujdoj perfundimisht organizaten terroriste PD qe drejtohet nga antishqiptari me i madhe i kohrave,mashtuesi,krimineli,manipuluesi e hajduti qe DASH e shpalli ate dhe gjithe familjen e ti "non grada" e qe quhet Sali Berisha.Mbeturinat e tjera luftojne te zejne nje vend pune qe paguhet mire e qe te siguron lehtesira ne jeten e perditeshme si pjestar te parlamentit shqiptar(do jene se paku per 10 vite opozite e dobet e mashtruese,pa asnje vizion minimal ne programin e saj partiak).

    Përgjigju
  • Linda: 22/10/2024 19:51

    Oligarja Sude Jorida Tabaku+Gazmend Bardhi+ Erisa Xhixho+ Dhurata Cupi+Flamur Noka + Monika Kryemadhi+ Gjergji+ Gjekmarkaj jane grupi qe organizojn gjithe djegiet dhe shkaterrimet brenda dhe jasht parlamentit jane ata qe zbatojn me pik e presje terrorizmin e organizuar te kriminel Berishes!Ishte per tu hapur dosja ne Spak per Tabakun brenda 2024 ja te shofim do hetohet burimi i miliardave te saj????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë