Grupi i PS, ​Ruçi urdhëron: Të
enjten ​të votojmë ligjet pezull!

Grupi i PS, ​Ruçi urdhëron: Të<br />enjten ​të votojmë ligjet pezull!
Të gjithë ligjet që kërkojnë 84 vota të mbartura nga seance në seancë muajt e fundit, do të kalojnë në 3 nëntor. Është ky vendimi i grupit parlamentar socialist mesditën e së hënës.

Në votim do të përfshihet dhe ligji i mbetur i Reformës në Drejtësi, ai për institucionet e reja, që së bashku me Vetting-un e pezulluar nga Kushtetuesja, përbëjnë bazën e ndryshimit të drejtësisë shqiptare.

Kryetari i grupit Gramoz Ruçi, i cili drejtoi mbledhjen në mungesë të kryesocialistit Rama, i ka bërë të qartë deputetëve se nuk do të pranohen mungesa në seancën e të enjtes. “Ligjet nuk po votohen prej shumë kohësh si pasojë e mungesave” mësohet të ketë thënë Ruçi.

 “Nëse i bëni 84 votat, ligji për qeverisjen e drejtësisë është gati për t’u miratuar” është shprehur nga ana tjetër kryetari i komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.
Në seancën e së enjtes do të miratohet gjithashtu dhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Emrat që do të mbështeten nga maxhoranca janë ato të Lefterie Luzit, Koli Bele, Denar Biba dhe Rovena Ndoj.

Ndër to, opozita do të skualifikojë dy që këtë të martë në komisionin e ligjeve, ndërsa dy të tjerët do të votohen në seancë plenare. Po ashtu dhe anëtarët e autoriteti për hapjen e dosjeve do të votohen po të enjten së bashku me “Kodin civil , kodin e Procedurës Civile dhe atë hekurudhor.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)