Grupi i Shijakut, zv/ ministri i Brendshëm në Report Tv: S’ndalemi këtu, do kemi zhvillime të tjera

Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ishte i ftuar në studion e REPORT TV për të zbuluar më shumë detaje nga mega operacioni i Policisë së Shtetit që goditi 4 grupe kriminale duke arrestuar 27 persona nga 44 urdhër arreste, ndërsa u bllokuan edhe shumë asete kriminale.

Report Tv ka zbardhur përgjimet e grupeve kriminale dhe bashkëpunimin mes tyre në trafikun e drogës, por edhe tjetërsimin e pronave, ndërsa Hodaj thotë se kjo nuk është e vetmja provë që i ‘gozhdon’ para drejtësisë.

Jemi në fazë hetimi dhe besoj që provat nuk janë vetëm ato, hetimet vijojnë. Pas fazës së parë që grumbulluam informacion dhe që solli arrestimet, puna vijon. Përgjimet janë një pjesë e vogël e asaj që mund të jenë në dosjen hetimore, do i shohim kur prokurorët do të paraqesin dosjen për gjykim.

Julian Hodaj

Zv/ministri i Brendshëm tha se operacioni nuk u dekonspirua dhe kjo sipas tij është një arritje, pasi në operacionin që u zhvillua tre ditë morën pjesë mbi 1500 policë. ‘Operacioni nuk u dekonspirua dhe kjo është arritje, pasi në aksion ishin 1500 efektivë dhe shkoi shumë mirë’. Hodaj në vijim të intervistës për Report Tv tha se operacioni nuk do të ndalet me kaq duke premtuar të tjera goditje.

Nuk ndalet ky operacion te ata që janë në duart e drejtësisë, por do të vijojë, pasi mund të ketë lidhje të tjera. Besoj që do të ketë zhvillime të tjera, ndoshta në këtë operacion, ndoshta te të tjerë

Julian Hodaj

Nga operacioni ku u goditën grupi i Shijakut u zbulua bashkëpunimi i Avdylajve për heroinën në Has me Bajrajt në Shkodër dhe Ndokajt në Lezhë, por edhe në qarqe të tjera të vendit duke ngritur një strukturë të fortë kriminale. Grupi i Shijakut, ku në prangat e policisë ranë vëllezërit Astrit dhe Jasin Avdyli, ishte grupi që kishte porositur heroinën e Hasit.

Porositësit e heroinës me lëndë të parë turke dhe afganistanase që prodhohej në laboratorin e Hasit duket se ishin grupi kriminal Avdylaj në Shijak, të cilët po tentonin trafikimin e drogës së fortë në drejtim të Gjermanisë.

Familja Avdyli është pronare e dhjetëra bizneseve në Shijak, Durrës dhe disa qytete të tjera të vendit, mes tyre Flamur Avdyli zotëron kompaninë 'Orges Albania 2016' dhe hotelin luksoz ‘Germany’ në Durrës.

Lista e persona që kanë përfunduar pas hekurave është e gjatë dhe aty ndodhen anëtarë të 4 grupeve kriminale, me akuza që variojnë nga “trafiku i drogës” te “krijimi i organizatës kriminale” armëmbajtja pa leje” dhe deri te “tjetërsimi i pronave”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja