Ekskluzive/ Policët e infiltruar me Sky Ecc dhe Encrochat nuk penalizohen! Zv.ministri: Kush gënjen në formular do hetohet për falsifikim! Dervishi: Të përfshirë efektivë të rangut të lartë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla firmosi ditën e djeshme urdhrin që u kërkon punonjësve të policisë që të vetëdeklarohen nëse kanë përdour aplikacionet “sky apo “Encro chat”. 

Por punonjësit e policisë që i kanë përdorur platformat e koduara SkyECC dhe Enrcochat si të infiltruar për hetimin e grupeve kriminale, nuk do të penalizohen. Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, tha në emisionin “Përballje” në Report Tv, se brenda 15 janarit do të përfundojë dorëzimi i formularëve dhe tregoi se vetëm në një rast do bëhen përjashtime: kur efektivat kanë qenë të infiltruar brenda grupeve kriminale të drogës dhe vrasjeve.

Nëse punonjësit e policisë gënjejnë në formularit dhe nuk deklarojnë se kanë përdorur aplikacionet, përveç përjashtimit nga radhët e uniformave blu, do të përballen me ligjin për falsifikim.

Zëvendës Hodaj tha se do të përjashtohen nga policia ata efektivë të cilët e kanë përdorur aplikacionin “sky” për të kontaktuar me grupe kriminale dhe jo ata që mund ta kenë përdorur në dinamikë pune.

“Mund të ketë punonjës policie që e ka përdorur për dinamika pune. Në këtë rast janë të justifikuar. Por ky është i vetmi rast. Komunikimet janë mjaftueshëm që të konsiderohen shkelje. AMP ka autoritetin për të hetuar vepra penale të punonjësve”- tha Hodaj.

Ndërsa gazetari Ferdinand Dervishi e konsideroi nismën si një harxhim kohe pasi sipas tij, asnjë prej efektivëve që mund ta ketë përdorur nuk do e tregojë diçka të tillë.  Dervishi shtoi se sipas informacioneve të tij, rezulton se këto aplikacione janë përdorur nga policë të rangut të mesëm dhe të lartë për trafikun e lëndëve narkotike dhe për krimet ekonomike si ato të ‘call center’-ave.

“Më rezulton që janë përdorur më së shumti nga policë të rangut të mesëm apo të lartë. Janë përdorur aty ku ka më shumë ku ka elementë kriminalë të përfitimit. Aty ku rritet kanabisi pra, në Krujë e Fushë Krujë. Po ashtu janë përdorur edhe aty ku ka krim ekonomik, si në call center. Rezulton që edhe në rrethe janë përdorur këto lloj aplikacionesh”- tha Dervishi.

I të njëjtit mendim ishte edhe eksperti i sigurisë, Fatjon Softa i cili tha se një nismë e tillë duket më shumë si justifikim “për të larë duart” sesa si një angazhim për evidentimin e efektivëve që kanë përdorur aplikacione të tilla.

"Është si një “lajmë duart” në mungesë të informacionit për punonjësit që e kanë përdorur. Komunikohet me kode dhe jo çdo njeri mund ta shkarkojë këtë aplikacion, duhen telefona të posaçëm”- tha Sofa.

Punonjësit e agjencive të sigurisë kanë 30 ditë kohë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit, nga momenti që e marrin në dorë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:59
Zjarri i ndezur nga deputetët e Rithemelimit në Kuvend, zv.ministri i Brendshëm zbulon hapat e mëtejshëm të prokurorisë

 

Zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hoda në një lidhje skype për emisionin “Përballje” në Report Tv, ka folur edhe për rastin e zjarrit të ndezur nga Rithemelimi në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e ditës së hënë (4 dhjetor).

Ai tha se përderisa rasti është referuar nga policia e shtetit, prokuroria e ka marrë seriozisht dhe po merren të gjitha hapat për hetimin e ngjarjes.

“Prokuroritë i marrin seriozisht cdo referim që bën policia e shtetit për një vepër penale”- u shpreh Hodaj.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 05/12/2023 17:19

    Nga na doli kjo i "infiltruar" me encrochat?!! Infiltrimin e bën prokuroria e cila autorizon edhe mbajtjen e përdorimin e pajisjes. Këta mos të deklarojnë, ose të merren në prokurori se sa kanë qenë se më shumë se 2-3 nuk ka mundësi të jenë. Nuk kemi dëgjuar të zbardhë ndonjë grup kriminal policia ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja