Zv.ministri i Brendshëm, Hodaj: Rritje e konsiderueshme e buxhetit për 2024! Vetë-pastrimi i policisë, ka rezultate! Dhuna në Kuvend, për të mbrojtur Berishën

Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj në një intervistë për “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se ka një rritje të konsiderueshme të buxhetit për 2024.

“Buxheti asnjëherë nuk është listë dëshirash. Ka një rritje të konsiderueshme me 8%”.

Ai u ndal edhe te paketa e sigurisë nëpër shkolla duke evidentuar se shitja e drogës pranë institucioneve arsimore është shqetësuese për të gjithë.

“Ne jemi krenarë me këtë vëmendje ndaj shkollave dhe rezultateve të paketës. Pamë edhe nga sondazhet që është një çështje që prek familjet. Kemi rezultate edhe në goditjen e veprave penale që mund të ndodhin në shkolla. Angazhimi total i shumë institucioneve po na jep rezultate të mira.”

Një koment bëri kur u pyet edhe për dorëheqjen e Ardi Veliut nga drejtimi i AMP-së. Sipas tij ai është dorëhequr për të marrë një tjetër detyrë shtetërore. Ndërsa vetëpastrimin e policisë e konsideroi një çështje serioze që ka sjellë rezultate.

“Unë nuk jam në dijeni të ndonjë fakti që e ka detyruar të ikë. Edhe në njoftimin e ministrisë theksohet se do ti caktohet një detyrë tjetër. Sa i përket vetëpastrimit është cështje serioze që ka vëmendje të shtuar sidomos në muaj e fundit dhe po prodhon rezultate. Nuk nuk mbyllim mbyllim sytë para problemeve që kemi pasur por kemi forcën dhe ti përballojmë dhe të marrim masa të mos ndodhë më.”

Sa i përket ecurisë së sezonit turistik për 2023 ai tha se është një krenari ndërsa nënvizoi numrin e lartë të turistëve.

“Ecuria e sezonit në këtë vit duhet të jetë krenari e madhe për vendin. 8.7 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri deri tani. Mund të themi me krenari. Skemi pasur krim të rëndë kundrejt shëndetit të turistëve. Duhet ti japim meritë punonjësve të policisë që u angazhuan dhe punuan përditë.”

Hodaj foli edhe për një riorganizim të Brendshëm të ministrisë së Brendshme.

“Nuk ka lidhje me policinë bashkiake. Një nga nismat e ministrisë së brendshme është ligji i ri për policinë bashkiake. Ndihmë dhe formë e re organizimi që po i diskutojmë detajet. Idea është meqë policia lokale ka tendencën të organizohet. S'ka lidhje me bashkitë është organizim i brendshëm. Do jetë në ndihmë të policisë vendore. Do jetë riorganizim i brendshëm dhe jo strukturë e re. Ministrisë i takon të vërë në dispozicion burimet njerëzore dhe materialet  policisë së shtetit.”

Kaosin e krijuar nga Rithemelimi ditët e fundit në Kuvend e quajti të orkestruar qëllimisht nga Sali Berisha që po shmang të përballet me organet e drejtësisë.

“Kaosi në Kuvend është një tentativë për të mbrojtur Berishën. Berisha po frymëzon atë që po ndodh në parlament të gjithë të tjerët po i binden”, shtoi më tej ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 02/11/2023 08:29

    Pa gjetur se cili drejtor është fshehur pas kodit Zeqoja në encrochat nuk vetë pastrohet policia!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë