TIRANË- Grupi Lufthansa ka luajtur një rol thelbësor duke ofruar një udhëtim të sigurt për qytetarët, edhe në kohë pandemie. 303,721 pasagjerë janë transportuar nga marsi i 2020 deri në tetor të 2021 nga Aeroporti i Tiranës, shifra këto që klientët e ‘Lufthansa’ janë besnikë për shkak të shërbimit cilësor që kanë marrë kurdorherë. Peter Pullem, Dr. Shitjeve i Grupit Lufthansa në Evropën Lindore tha se me mbështetjen e Aeroportit të Tiranës, tashmë janë të gatshëm që të presin gjithnjë e më shumë pasagjerë drejt nga Shqipëria.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj Shqipërisë prej 28 vitesh dhe e dimë përgjegjësinë tonë për të lidhur Tiranën me rrjetin tonë mbarëbotëror. Pas pandemisë vitin e kaluar ne rifilluam fluturimet tona së bashku me mbështetjen e Aeroportit të Tiranës. Sot jemi të lumtur të mirëpresim gjithnjë e më shumë pasagjerë drejt nga Shqipëria. Me orarin tonë të zgjatur në Tiranë, çdo klient ka zgjedhje të shumta nga 34 nisjet javore nga Shqipëria drejt katër qendrave tona dhe më gjerë në pothuajse në cdo aeroport të botës’, tha Peter Pullem, Dr. Shitjeve i Grupit Lufthansa në Evropën Lindore.
Siguri, cilësi dhe të gjitha këto vijnë në një kosto të përballueshme për të gjithë.
“Shqipëria zë vendin e parë në zhvillim për sa i përket numrit të pasagjereve. Ne jemi të lumtur që klientët zgjedhin të fluturojnë më Lufthansa Grup”, tha Gabor Antal, drejtor i shitjeve rajonale në Lufthansa Group.