Tiranë, 16 maj 2025 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka përmbyllur me sukses një nga operacionet më të rëndësishme dhe komplekse të këtij viti, duke pritur dhe përcjellë 47 delegacione të nivelit të lartë me kryeministra e presidentë nga e gjithë Europa, të cilët morën pjesë në Samitin Europian të Komunitetit Politik 2025, të zhvilluar për herë të parë në Tiranë më 15 dhe 16 maj.
TIA arriti të menaxhojë me efikasitet jo vetëm flukset e larta të vizitave zyrtare, por gjithashtu garantoi vijimësinë e plotë të trafikut ajror për fluturimet e rregullta, pa shkaktuar asnjë anulim apo vonesë të ndjeshme për pasagjerët.. Ky operacion i përmasave të mëdha u realizua sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe protokollit diplomatik, duke ofruar një përvojë pritjeje të denjë për nivelin e lartë të këtij eventi.

Suksesi i këtij menaxhimi është rezultat i përkushtimit të stafit të aeroportit, si dhe i investimeve strategjike të kryera nga Grupi Kastrati në modernizimin e infrastrukturës së TIA-s. Delegacionet u pritën në pistën e rinovuar të aeroportit, me gjatësi 3 kilometra, e cila tashmë mundëson uljen dhe ngritjen e avionëve të të gjitha kapaciteteve, përfshirë avionët e mëdhenj ndërkontinentalë. Paralelisht, janë drejt përfundimit edhe punimet për fasadën e re të aeroportit, që e pozicionojnë TIA-n ndër aeroportet më moderne dhe estetikisht të avancuara në rajon dhe më gjerë.

Ky organizim i shkëlqyer është dëshmi e gatishmërisë së TIA-s për të përballuar sfida të nivelit ndërkombëtar dhe e pozicionon Shqipërinë si një vend të besueshëm organizator për ngjarje të rëndësishme diplomatike e politike në axhendën europiane.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
25.2%
-
Do ndahet nga PD
29.2%
-
Do shuhet
45.6%
Vota total: 489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prezantohet manuali doganor për pasagjerët në Rinas, Rama: Udhërrëfyes për të gjithë qytetarët që hyjnë apo dalin nga Shqipëria
2 Dhjetor, 16:44
-
'Brenda mandatit sistem me kamera inteligjente', Rama: Atentati në Rinas do ishte parandaluar
15 Nëntor, 11:14
-
Atentati në Rinas/ Mori 10 plumba në trup, ndërron jetë pas 4 ditësh në spital agjenti i Mikëqyrjes Policore, Shaljani! Lirohen nga qelia 2 policët
15 Nëntor, 08:20
-
Atentati në Rinas/ 30 plumba kapën Danin dhe agjentin e Mbikëqyrjes Policore, 15 të shoqëruar! Në ‘sitë’ 4 ditët në Spanjë
13 Nëntor, 10:58
-
Ylli Pata: Arsyet e axhendës kriminale të politikës
12 Nëntor, 20:04
-
VIDEO/ 80 sekondat e tmerrit në Rinas, atentat si në filma! Report Tv siguron pamjet e vrasjes së Danit, autorët zbresin nga makina dhe lëshojnë breshëri kallashi
12 Nëntor, 17:15
-
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit mafioz në Rinas, qitësi gjakftohtë zbret nga makina dhe qëllon me breshëri Gilmando Danin
12 Nëntor, 14:15
-
Shqipëria sërish në krye të Europës për rritjen e fluturimeve edhe për muajin tetor me 173% më shumë se para pandemisë
12 Nëntor, 14:00
-
Atentati mafioz/ Rruga nga Nikla pa energji, autorët dyshohet se çaktivizuan kamerat! Me informatorë në Spanjë e Rinas
12 Nëntor, 09:18
-
Atentati pranë aeroportit të Rinasit/ Karanxha: Përdorën ‘Toyota’ për të mos krijuar dyshime! Meçe: Të hetohet prania e agjentit! Kthupi: Krimi po infiltron policinë
11 Nëntor, 22:27
-
Berisha thirret në SPAK për 21 janarin, Adriatik Doçi: Vrasjet me urdhër të tij, do merret i pandehur! U fshinë pamjet nga serveri i Kryeministrisë
11 Nëntor, 18:39
-
Atentati pranë aeroportit të Rinasit, Tedi Blushi: Krimi në Shqipëri ka dalë jashtë kontrollit! Salianji: Bandat eliminojnë kë të duan
11 Nëntor, 16:52