Grupi OTP, lojtari ndërkombëtar dominant në sektorin bankar, në Slloveni

Grupi OTP, lojtari ndërkombëtar dominant në sektorin bankar, në Slloveni

Ljubjanë, 2 shtator, 2024 – Grupi ndërkombëtar bankar OTP, me seli në Budapest njoftoi një tjetër sukses dhe zhvillim me një bilanc tepër pozitiv; Banka Nova KBM d.d. dhe Banka SKB d.d. kanë përmbyllur me sukses procesin operacional të bashkimit, duke u kthyer kështu në një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Grupit OTP. Tashmë ky grup bankar përfaqëson një nga lojtarët më dominantë në sektorin bankar në Slloveni, ndërsa banka e re e integruar do të vijojë t’i shërbejë klientëve, nën emrin OTP Banka.

Bilanci i bankës së re të bashkuar OTP Banka d.d. arrin në rreth 15 miliardë euro. Ky është pa dyshim një nga bashkimet më të mëdha në sektorin bankar në Slloveni, i cili sjell në treg një bankë më të fortë dhe me themele të qëndrueshme si dhe një strategji të orientuar drejt zhvillimit.  

Me përmbylljen me sukses të migrimit të sistemeve të informacionit, llogaritë bankare të ish-klientëve të Bankës SKB, u transferuan gjithashtu me sukses në sistemin e OTP Banka. Me mbi 900 pika bankingu, OTP Banka do të jetë banka më e aksesueshme në Slloveni në të ardhmen, ndërsa klientët e saj mund  të aksesojnë shërbime ekslente online dhe mobile, të vlerësuara disa herë me çmime. Gjithashtu, klientët e OTP Banka do të kenë të mundur të akesojnë kanale digjitale bankare dhe degë të njëjtësuara, si edhe të marrin shërbime në të gjitha pikat e tjera bankare, pa ndërprerje.

Z. Sándor Csányi, Kryetar i Bordit dhe Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Hungari shprehet entuziast për këtë bashkim:
“Banka mëmë, OTP Bank ka operuar në treg prej 75 vitesh dhe në historikun e saj 30 vjeçar të listimit në bursë, ka konkurruar bindshëm me bankat më të mëdha Evropiane në rajonin Qëndror dhe Lindor. Banka sllovene OTP Banka u bë një nga bankat anëtare më të mëdha dhe të suksesshme të një Grupi ndërkombëtar bankar tepër ambicioz, duke u kthyer kështu në një pjesë të rëndësishme të planeve të së ardhmes për ta bërë OTP Banka, liderin e dekadave të ardhshme në të gjithë tregjet e Grupit OTP. Dëshiroj të falenderoj kolegët e mi për mbarëvajtjen e këtij integrimi dhe gjithashtu të falenderoj klientët tanë aktual dhe ata të ardhshëm, për besimin e treguar ndaj OTP Banka.”   

Ndërsa z. John Denhof, President i Bordit të Menaxhimit të OTP Banka gjithashtu, shton:
“Jemi tejet krenarë që me mbështetjen e fortë të Grupit mëmë OTP, kemi përmbyllur me sukses këtë hap thelbësor, drejt integrimit të dy bankave të mëdha dhe skuadrave të tyre respektive, duke i ndërthurur në trajtën e një banke të fortë universale me një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh të personalizuara financiare, moderne dhe cilësore. Tashmë jemi gati të zbatojmë më tej vizionin tonë: të jemi më të mirët në rajon.

Kur ndërthurëm veçoritë më të mira të bankës Nova KBM dhe bankës SKB, ne synuam të siguronim që shërbimet e të dy bankave tashmë të bashkuara, të ishin edhe më të përshtatshme dhe që ne të mund të ofronim në mënyrë të vazhdueshme një nga vlerat tona më të rëndësishme: përsosmëria e klientit. Kjo është dhe arsyeja se pse ne do të investojmë në mënyrë të veçantë në kanalet dhe shërbimet digjitale premium. Dëshiroj të falenderoj klientët tanë për besnikërinë dhe besimin e tyre. Në të njëjtën kohë, dëshiroj të falenderoj kolegët e mi që kanë treguar angazhim dhe përpjekje të jashtëzakonshme në arritjen e këtij qëllimi të rëndësishëm. Përveç synimit për t’u bërë banka lider në Slloveni, ne do të vijojmë të promovojmë punën në ekip dhe meritokracinë, ndërsa bëjmë të mundur zhvillimin profesional dhe trajnimin e punonjësve tanë. Do të përpiqemi gjithashtu të jemi një nga punëdhënësit më të kërkuar në sektorin financiar vendas.”       

Banka më e aksesueshme, kanale digjitale inovative dhe përvojë konsumatore e përmirësuar
Nën strategjinë ambicioze të zhvillimit që Grupi OTP implementoi me sukses, tashmë klientët e OTP Banka do të përfitojnë nga rrjeti më i madh fizik, i cili konsiston në mbi 900 degë, ATM dhe Zyra Postare në të gjithë Slloveninë. Gjithashtu, që nga fillimi i këtij viti, klientët e të dyja bankave do të kenë avantazhin të bëjnë tërheqje cash, pa komisione përmes një karte debiti Visa në më shumë se 4,000 ATM të pjesës më të madhe të filialeve të Grupit OTP, si në Slloveni ashtu edhe jashtë saj.

Përdoruesit e online dhe mobile banking të të dy bankave të integruara tashmë mund të përdorin shërbimet e vlerësuara premium të bankingut digjital si dhe një gamë shërbimesh të automatizuara të ofruara nga Qendra ekselente e Kontaktit të OTP Banka.

Grupi ndërkombëtar bankar OTP, me qendër në Hungari, pjesë e të cilit është dhe Banka OTP Albania është një nga grupet bankare lider, me rritjen më të shpejtë ndër grupet e rajonit të Evropës Qëndrore dhe Lindore, me pozicionim të shkëlqyer përsa i përket përfitueshmërisë, stabilitetit në kapital dhe likuiditetit.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje