Grupi Parlamentar Demokrat, padi për PPP-të e rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren

TIRANE - Miratimi nga mazhoranca i dy koncensioneve, atë të rrugës Orikum- Dukat dhe Milot –Balldren, ka sjellë kallëzimin e Grupi Parlamentar Demokrat.  
Grupi Parlamentar Demokrat, i drejtuar nga Rudina Hajdari ka kallëzuar penalizht në prokurorinë e Tiranës, të gjithë atë që kanë pasur të bëjnë me këto dy koncesione, duke filluar që nga specialisti më i thjeshtë e deri tek Këshilli i Ministrave. 

Sipas kallezimit, organit te akuzes i kerkohet “fillimi i procedimit penal në funksion të veprave penale të parashikuara nga neni 258 i Kodit Penal “Shkelje e barazisë në tendera” dhe nenit 248 i Kodit Rrugor Shqiptar, Autoriteti kontraktor deri tek vendimarrje e Këshillit të Ministrave lidhur me shkeljet penale të konstatuara që kanë të bëjnë me PPP për segmentin rrugor “Porti i Jahteve- By Pas- Orikum- Dukat dhe PPP për segmentin rrugor Milot-Balldren”. 

Ka qenë deputeti Halit Valteri, i cili ka depozituar në prokurori këtë të hënë kallëzimin penal, duke kërkuar që drejtësia të ndëshkojë grabitësit. 

“Siç kemi paralajmëruar edhe pas votimit të këtyre 2 mega skandaleve korruptive, grupi parlamentar demokrat i ka drejtuar me një kallëzim penal Prokurorisë së Tiranës dhe për dijeni, Prokurorisë  së Përgjithshme. Në këtë kallëzim denoncohen me fakte duke u bazuar edhe me dekretet e kthyera te presidentit dhe raportin e KLSH-së. Denoncohet i gjithë zinxhiri-vendimmarrës, që nga specialisti më i thjeshtë deri te zyrtari më i lartë,  që me këtë skeme korruptive i kanë ngarkuar në kurriz shqiptarëve një borxh publik qindra miliona euro” tha Halit Valteri pas depozitimit të kallëzimit penal. 

Vendimin për të kallëzuar penalisht koncensionet e dy rrugëve, e kishte bërë të qartë me herët kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, gjatë një fjalimi në parlament. 

 “Prokuroria e Përgjithshme, normalisht nisur nga publikimi i këtyre Dekreteve për miratimin e kontratave koncersionare për rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, duke ju referuar nenit 280 të Kodit të Procedurave Penale duhet të regjistronte procedimin dhe të fillonte hetimin ndaj personave të cilët kanë shkelur haptazi ligjin, ku me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit dhe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë pasi me paratë e taksave të tyre duhet të paguajnë rritjen e cmimeve të këtyre projekteve të bazuar në propozimin e pakërkuar të kompanive në fjalë dhe të miratuar nga autoriteti kontraktor në kundërshtim të hapur me ligjin. Prandaj duhet të marrim përsipër që të bëjmë kallëzime penale pranë Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me këto dy ligje që bien në kundërshtim me nenet e sipërpërmëndura të Kodit Penal. Edhe nëse NUK merret përsipër nga Prokuroria e Përgjithshme, përsëri duhen kallëzuar këto afera korruptive, që nga ligji Fusha e deri te Balldreni dhe Orikumi, të cilat legjitimojnë vjedhjen e sanksionuar me ligj. Këto dosje duhen dorëzuar në SPAK, në momentin e parë që ky institucion do formohet”, deklaroi Hajdari në Kuvend.

Kallëzimi në prokurori vjen pas votimit të dytë të dy koncensioneve, duke qenë se Presidenti Republikës, Ilir Meta herën e parë vendosi që të mos dekretojë ligjin në fjalë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meti: 16/09/2019 20:10

    Mos prekni asnji gje me dore se nuk dini ju ...kur te vijne kta do ti bejne te gjitha...

    Përgjigju
  • Mali-qi: 16/09/2019 13:15

    I din mire ato pune Mali-qi i LSI qe vetem llap si qen i zgjebosur ne Parlament,nje zero si njeri e si intelekt,zero.

    Përgjigju
  • Erik: 16/09/2019 11:15

    Shume mire, le ta beje prokuroria hetimin dhe mjaft me politike per çdo investim qe behet ne vend nga shteti apo privati nepermjet PPP-ve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv