Grupi parlamentar i PD: Nuk mund të votojmë një President që del nga xhepi i Edi Ramës! Kryeministri do të emërojë vartësin e tij

Grupi parlamentar i PD: Nuk mund të votojmë një President që del nga xhepi i Edi Ramës! Kryeministri do të emërojë vartësin e tij

1653825448_SeliaePD.jpg

Orjola Pampuri ka reaguar si zëdhënëse e grupit parlamentar të PD duke thënë se ditën e nesërme, Edi Rama do të emërojë vartësin e tij si presidentin e ri të vendit. Me anë të një postimi në Facebook, Pampuri thotë se PD bëri gjithcka në proces, por pretendon se Rama u tërhoq nga marrëveshja me opozitën.

Për këtë arsye nuk do të marrin pjesë nesër në votim sepse nuk e cilësojnë normalitet parlamentar dhe kushtetues. "PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës", shkruan Pampuri. Pampuri thotë se PD nuk do të jetë dëshmitare e procesit, rezultati i votimit të së cilës dihet.

"Edi Rama ka bojkotuar vullnetin e zgjedhësve ditën ku sipas SHBA grupe të shumta të krimit të organizuar në Shqipëri ofruan para, dhurata ose premtime për vende pune apo përfitime në këmbim të votave për partinë e tij. Nesër me votat e siguruara nga influenca e krimit të organizuar ai do të emërojë vartësin e tij në Presidencë, duke bojkotuar vullnetin e shqiptarëve për një President konsensual dhe të gjithëpranuar.

Partia Demokratike bëri gjithçka dhe u përfshi në proces, në respekt të qytetareve dhe përgjegjësive të veta kushtetuese. Ne nuk bojkotuam, nuk u fshehëm, nuk bëmë retorikë politike. Tentuam të ndërtonim një proces që i jepte Shqipërisë një President që përfaqëson unitetin e popullit. Edi Rama nuk donte një proces gjithëpërfshirës, u tërhoq nga marrëveshja me opozitën dhe provoi para shqiptarëve që përbetimi se ishte i gatshëm për President konsensual ishte një mashtrim publik.

Pjesëmarrja në votim nënkupton që ti japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt për të asgjësuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur. E nesërmja nuk është një normalitet parlamentar dhe kushtetues. Nesër Edi Rama me votat e nongratave të tij do të emërojë vartësin e tij në Presidencë.

PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, në mënyrë të beftë dhe jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent", shkroi Pampuri.


Lajmi kryesor:

Votimi për presidentin e ri/ PD edhe nesër me '2 mendje', Alibeaj: Nuk marrim pjesë! Berisha: Do të votojmë kundër


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë