Dorëheqja e Lulzim Bashës si kryetar i PD ka vënë në lëvizje Grupin Parlamentar që të gjejnë një mënyrë që të bashkojnë demokratët. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj përmes një deklarate për qëndrimin e grupit të PD për situatën e krijuar ka kërkuar nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit që të largojnë Sali Berishën dhe të gjejnë një mekanizëm për bashkimin e PD. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Komisioni i Rithemelimit, i cili tha se nuk është koha për ultimatume, por e cilësoi mundësi e mirë për të bashkuar demokratët dorëheqjen e Bashës.
Grupi parlamentar i PD thekson se respektimi i parimeve statutore të PD dhe shmangien e futjes së partisë në "listën e zezë" të SHBA, Berisha si person "non grata" duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD.
Alibeaj tha se grupi parlamentar i PD është i gatshëm të negociojë me deputetë që mbështesin Berishën dhe për ta bërë edhe më të lehtë negocimin e tyre, Alibeaj propozon për të pranuar një grup të Partive të Djathta Europiane për të lehtësuar ndërmjetësimin mes demokratëve të përçarë.
1. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (GPPD) vlerëson aktin e dorëheqjes së Kryetarit të PDSH në funksion të zgjidhjes së problematikës së krijuar në PD dhe ku si pasojë e së cilës është shkaktuar një përcarje e thellë e PD nga qendra në bazë, si mekanizëm për zgjidhjen e konfliktit dhe për bashkimin e demokratëve.
2. GPPD i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të GPPD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, i cili duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë kështu pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen e PD dhe për të bërë të mundur bashkimin mes demokratëve. Në këtë rast kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve statutore të PD, me qëllim shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.
3. GPPD shpreh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të
GPPD, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme, që sjell ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të brendshëm dhe i hap rrugë bashkimit. GPPD ngarkon strukturat përgjegjëse për të kërkuar një grup ndërmjetësimi nga Partitë Popullore Europiane, me qëllim lehtësimin e komunikimit dhe gjetjen e një zgjidhje afatgjatë dhe të pranueshme.
4. GPPD vlerëson se pas realizimit të dakordësisë për pikat e mësipërme, i hapet rrugë mundësisë për të gjetur një mekanizëm konsensual, në konsultim edhe me institucionet e tjera të Partisë, me funksion kryesor:
a. ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve.
b. përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe riorganizimin e partisë në bazë.
c. përgatitjen e kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese në qendër menjëherë pas zgjedhjeve lokale", thuhet në deklaratën e Grupit Parlamentar të PD.
Tritan Shehu iu përgjigj kësaj deklarate, duke hedhur poshtë një mundësi të tillë për përjashtimin e Berishës, e madje duke e konsideruar 'turp' një kërkesë të tillë. Shehu shkruan me një postim në Facebook se përjashtimet nuk i shërbejnë PD-së, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve në parti kërkon aplikimin e 'çfarë është thelbësore në demokraci: Hapësira për të gjithë në bashkëjetesë si të barabartë midis të barabartësh'.
Lulzim Basha dha sot dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë.
Qëndrim i grupit parlamentar të partisë demokratike
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Komisioni i Rithemelimit ka reaguar për dorëheqjen e Lulzim Bashës duke thënë se kjo është një mundësi e mirë për të bashkuar demokratët edhe pse vetë grupi i Berishës nuk e njihte atë si kryetar që nga shkarkimi që ata i bënë në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Lidhur me kërkesën e grupit të PD për të larguar Berishën, Komisioni i Rithemelimit shkruan se nuk është koha për ultimatume, por për bashkim të përmes votës së lirë.
"Te emeruarit e vules, te shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit 2021, po kerkojne te luajne me bllofin duke besuar se mund te mbajne peng simbolet e PD-se e duke vene kushte sipas filozofise se te dorehequrit apo nga të emeruarit e tij ne PD-ne e Vules. Tani nuk eshte koha per thellimin e perçarjes, por per fillimin e nje procesi te hapur, te sinqerte dhe perbashkues i cili sigurisht kalon vetem permes votes se lire te demokrateve!Akti i fundit i Lulzim Bashës, i shkarkuar me votën e 4446 delegateve në Kuvendin historik të Partisë Demokratike të datës 11 dhjetor 2021, dhe me votën e 44 mijë anëtarëve te PD-se ne referendumin e 18 dhjetorit, shenon largimin e tij te zvarritur pa fund, pa asnjë lloj argumentimi dhe asnje marrje pergjegjesie. Me gjithe kete, kjo eshte një mundesi e mire per te bashkuar demokratet permes institucionit te votes se lire.Tani nuk eshte koha per te nxjerre "ultimatume" apo deklarata te pavotuara nga te emeruarit e te shkarkuarve.Te emeruarit e vules, te shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit 2021, po kerkojne te luajne me bllofin duke besuar se mund te mbajne peng simbolet e PD-se e duke vene kushte sipas filozofise se te dorehequrit apo nga të emeruarit e tij ne PD-ne e Vules. Tani nuk eshte koha per thellimin e perçarjes, por per fillimin e nje procesi te hapur, te sinqerte dhe perbashkues i cili sigurisht kalon vetem permes votes se lire te demokrateve", thuhet në deklaratën e grupit të Berishës.
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit i është përgjigjur deklaratës së Grupit Parlamentar të PD-së, të cilët kërkuan largimin e Berishës për t'i hapur rrugën bashkimit të demokratëve. Me një postim në Facebook, Tritan Shehu thotë se për të kjo nuk është një deklaratë që kërkon bashkimin e partisë, por përkundrazi. Ai thekson se përjashtimet nuk i shërbejnë as bashkimit të partisë e as demokratëve.
Postimi i plotë:
Po lexoj nje "deklarate" ne "emer" te grupit parlamentar! Por pa u pyetur edhe vete grupi parlamentar! Nje deklarate qe vecse tregon se paku konfuzionin e atij qe e hartoi. Te nderuar kolege deputete!
Le te jemi te qarte, Z.Basha sot vecse pranoi te ekzekutoje, nen presionin e antareve te PD dhe votuesve te saj, vendimin per shkarkimin e tij nga posti i Kryetarit te PD, i ratifikuar ky prej 18 Dhjetorit.
Asgje tjeter, ai qe prej asaj date nuk ishte kryetar.
Ne fakt ai keshtu po liron nje zyre te mbajtur padrejtesisht me ndihmen e shkopinjve dhe “gazit” te Rames.
Sidoqofte ne te gjithe se bashku duhet ta shfrytezojme kete ngjarje, per te cuar ne normalitet PD e grupin e saj parlamentar.
“Deklarata” qe degjova pak me pare nuk ndihmon ne kete drejtim, perkundrazi ajo tingellon si ai “litari” i lene jashte “varrit”, qe synon te na ktheje ne piken fillestare.
Bashkimi i te gjitheve neve, tashme eshte nje realitet qe po ndodh.
Ky proces do te finalizohet duke qene se bashku, duke denuar si staliniste edhe ato “pezullime” e “perjashtime” jo statuore, qe per turp vazhdojne te artikulohen dhe ne kete leter te shperndare.
Ky normalizim duhet te filloje, ashtu sic po ndodh realisht, nga Grupi Parlamentar, nga ne deputetet, per te reflektuar me tej ne te gjithe PD.
Deklarata te tilla te hedhura me nxitim nga individe, nuk ndihmojne kete proces te desheruar.
Normalizimi kerkon aplikimin e cfare eshte thelbesore ne demokraci:
1-Hapesira per te gjithe ne bashkejetese si te barabarte midis te barabartesh.
2-Njohjen e votes se lire si mekanizmin per zgjedhjet dhe vendimarjet ne PD.
Kush merr mbi vete te drejten per te perjashtuar apo pezulluar koleget, nuk mund te jete demokrat dhe as i sherben demokracise e PD.
Ngjarjet e ketyre muajve te fundit e rikonfirmuan kete te vertete te madhe.
Jane keto rregulla, qe duhet te implementohen menjehere, te mbledhur se bashku per te zgjedhur drejtuesit tane reale, duke filluar nga grupi parlamentar e vazhduar me tej ne te gjithe nivelet e PD…deri ne zgjedhjen e lire te kryetarit tone te ardhshem.
Per te dale perfundimisht keshtu nga kriza ku na ka futur mentaliteti “antivote”, per te mos u perseritur kurre keto ngjarje te renda.
Un mendoj qe keta qe mendojne se jane PD nuk kane asnje te drejte te vene kushte sepse jane minorance . Edhe un jam i mendimit qe Berisha duhet te largohet por kjo nuk behet me ultimatume (aq me pak nga minoranca) por ose me deshiren e Berishes ose me voten e demokrateve.A jeni te zot qe te bindni demokratet qe te mos e votojne .
PërgjigjuIkja e funderrines nga " kretar" i PDs eshte lajme jashtezakonisht i mire qe krahasohet me hyrjen e Shqiperise ne EU..me ne funde legeni i Rames i cilli do te hudhet si nje leter higjijenike,pasi qe e perdori Rama ne WC..tash PDja dhe Shq.munde te merr fryme lirshem..
PërgjigjuO Alibeu! Eshte zor ta zbresesh nga kali kete anti shqiptare.
Përgjigju