Grupi i PD-së nuk dorëzohet, kërkesë për herë të 3-të për Komision Hetimor për Investimet Strategjike! Zhupa tërheq firmën

Grupi i PD-së nuk dorëzohet, kërkesë për herë të 3-të për Komision Hetimor për Investimet Strategjike! Zhupa tërheq firmën

Selia e Partisë Demokratike

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk është dorëzuar, por ka depozituar për herë të tretë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. PD kërkon ngritjen e këtij komisioni pasi sipas tyre ka dyshimet për abuzime dhe klientelizëm për projektet strategjike.  

Kërkesa është firmosur nga 35 deputetë të opozitës, mes tyre edhe ish-kreu i PD-së Luzlim Basha. Ajo çfarë vihet re është se deputetja Ina Zhupa ka tërhequr firmën e saj që pas bashkimit me grupin e Sali Berishës, ndërkohë që në kërkesën e parë drejtuar Kuvendit ajo ishte një prej firmëtarëve.

Mazhoranca socialiste rrëzoi të enjten kërkesën e dytë të deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike. Përsëritja e kërkesës u bë pasi Agron Duka tërhoqi firmën pak ditë më parë, ndërsa në vend të tij për ngritjen e komisionit firmosën Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, të cilët sipas argumentimeve të demokratëve për shkak të axhendës nuk kishin mundur të firmosnin. Por socialistët e rrëzuan me pretendimin se kërkesa duhet të ishte bërë nga fillimi dhe firmat duhet të ishin mbledhur sërish pas tërheqjes së deputetit Duka.

Sipas ligjit, për ngritjen e një komisioni hetimor duhen të paktën 35 firma deputetësh. PD thotë se ky komision do të hetojë të gjitha investimet e mëdha, që sipas tyre i janë dhënë miqve të Ramës. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar PD përcaktoi edhe përbërjen e Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike ku kryetar ishte parashikuar Gazment Bardhi. Gazment Bardhi që është edhe inciatori për ngritjen e këtij Komisioni, ka thënë qartë që qëllimi është që me anë të kësaj të kuptohet që shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij.

Deputetët që kanë firmosur kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike

1. Agron Gjekmarkaj
2. Alfred Rushaj
3. Andia Ulliri
4. Arbi Agalliu
5. Bledjon Nallbati
6. Bujar Leskaj
7. Dashnor Sula
8. Dashamir Shehi
9. Dhurata Çupi
10. Emilja Koliqi
11. Enkelejd Alibeaj
12. Eralda Bano (tase)
13. Ferdinant Xhaferraj
14. Flamur Hoxha
15. fatjon veizaj
16. Fatmir Mediu
17. Flutura Açka
18. Gazment Bardhi
19. Greta bardeli
20. Ilda Dhori
21. Helidon Bushati
22. Jorida Tabaku
23. Kastriot Piroli
24. Xhelal Mziu
25. Kreshnik Çollaku
26. Lefter Gështenja
27. Lindita Metaliaj
28. Lulzim Basha
29. Merita Bakiu
30. Orjola Pampuri
31. Ramadan Likaj
32. Saimir Korreshi
33. Seladin Jakupllari
34. Zef Hila
35. Zheni Gjergji

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!