Grupi për ndryshimin e Sistemit Zgjedhor tjetër apel politikës: Dëgjoni SHBA-në, hapni listat

Grupi për ndryshimin e Sistemit Zgjedhor tjetër apel politikës: Dëgjoni SHBA-në, hapni listat

Foto ilustruese

Grupi i nismëtarëve që krijuan referendumin për ndryshimin e Sistemit Zgjedhor kanë vlerësuar qëndrimin dhe këmbënguljen e ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, për ta çuar deri në fund Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore. Ata i kanë bërë thirrje palëve të politikës që të dëgjojnë këshillat e ambasadores së SHBA-së.

Gjithashtu shtojnë se kush nuk e dëgjon këtë apel nga Kim, injoron kërkesën qytetare për të qenë pjesë aktive e pjesëmarrjes në vendimet që kanë të bëjnë me jetën e të gjithëve.

Mesazhi i plotë i tyre:

Ne, si grup nismëtar i Referendumit për ndryshimin e Sistemit Zgjedhor, do të jemi gjithë kohës pjesë aktive e krijimit të mundësisë, që shqiptarët të përfshihen në përfaqësimin dhe vendimmarrjet që kanë të bëjnë me jetën e tyre. I bëjmë thirrje kësaj klase politike që t’i lërë mënjanë mashtrimet, demagogjitë dhe 30 vjet abuzime dhe t’i kthejë shqiptarëve atë që me Zot dhe Kushtetutë e kanë fituar me shekuj, përfaqësimin e drejtë dhe sovranitetin e tij. Ne vlerësojmë qëndrimin e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kërkesën këmbëngulëse të saj për ta çuar deri në fund Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore.

Përshëndesim dhe e konsiderojmë mbështetje, sidomos nxitjen e saj për realizimin e ndryshimit të sistemit zgjedhor duke pasur në vëmendje maksimale përfshirjen e shqiptarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre si në Parlament dhe në Këshillat Bashkiak. Kush nuk e dëgjon këtë apel të ardhur nga partneri ynë kryesor dhe injoron kërkesën tonë qytetare, tregon se i ka ikur koha dhe s'ka më të drejtë për të kërkuar votën tonë për të qeverisur. Kush nuk angazhohet për të çuar deri në fund Reformën në Drejtësi dhe Reformën mbi Sistemin Zgjedhor i ka mbaruar ora politike. Pasi ndryshe, kuptohet që ata kërkojnë të bllokojnë dy reforma bazike për demokracinë shqiptare, atë të Drejtësisë dhe atë Zgjedhore, duan t’i shpëtojnë ndëshkimit ligjor dhe politik për të gjitha abuzimet që kanë bërë me ligjin dhe me pushtetin kundër prosperitetit të shqiptarëve.

Kujtojmë se më 10 mars të këtij viti KQZ-ja nuk mori një vendim në lidhje me referendumin e kërkuar nga 12 nismëtarët e shoqërisë civile.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arifi: 28/05/2020 20:54

    Hapni LISTAT O KOMUNISTE,,,KURRE NUK DO BEHENI NJEREZ JU SI NGA PS ASHTU DHE NGA PD....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja