KQZ 'heshti' për referendumin, reagojnë Nismëtarët: Sistem korruptiv, do luftojmë deri sa vota e lirë të flasë pa u deformuar

KQZ 'heshti' për referendumin, reagojnë Nismëtarët: Sistem korruptiv, do luftojmë deri sa vota e lirë të flasë pa u deformuar

Mosmarrja e një vendimi nga KQZ për referendumin e kërkuar nga 12 nismëtarë të shoqërisë civile, për shkak të mosplotësimit të kuorumit për të vendosur, ka reaguar sërish kjo e fundit, e cila shprehet se do të luftojë që shqiptarët të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes votës pa iu deformuar vullneti i lirë. Nismëtarët shprehet se për shkak të krizës institucionale që po kalon KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, duke mos pasur numrin e nevojshëm të anëtarëve të marrin vendime,  duke kompromentuar vendimmarrjen që është në dëm të qytetarëve.

Sipas Nismëtarëve është pikërisht shtrembërimi dhe korruptimi i përfaqësimit nga partitë politike që sot të kemi Institucione fasadë si KQZ. Ata shprehen se do i qëndrojnë deri në fund idesë së referendumit dhe ndryshimit ë sistemit me lista të hapura.

Njoftim i plotë i Nismëtarëve

Sot në orën 10 pranë ambienteve të KQZ u mbajt seanca në lidhje me kërkesën tonë (12 qytetarë) për tu pajisur me Formularë për të realizuar një Referendum të Përgjithshëm.

Ky Referendum konsiston në pyetjen a janë dakord apo jo shqiptarët me sistemin aktual zgjedhor. Në seancën e datës 29 Shkurt, KQZ shtyu vendimmarrjen pasi kërkoi që ne si grup nismëtar të saktësonim pyetjen, gjë që u plotësua nga na jonë.

Sot, në përfundim të seancës, rezultoi :

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk merr dot Vendime, pasi siç e parashikon ligji, që një Vendim i KQZ të ketë fuqi ligjore, duhet të votohet të paktën nga 4 anëtarë të saj.

KQZ, për shkak të krizës politike, tashmë nuk ka 7 por 5 anëtarë, çka ka kompromentuar çdo vendimmarrje të saj.

Sot KQZ nuk doli me asnjë Vendim për Kërkesën tonë, pasi nuk kishte numrat e duhur sipas kërkesave ligjore.

Çka është më e rëndë, është fakti që ne këtë mos vendim nuk e apelojmë dot në shkallën e dytë të gjykimit në Kolegjin Zgjedhor pasi edhe ai Institucion po kalon të njëjtën krizë si KQZ, nuk ka numrin e duhur të gjyqtarve.

Pavarësisht krizave të thella ekzistenciale që kanë përfshirë shumë Institucione në Shqipëri, si parlamenti, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, KQZ, Kolegji Zgjedhor, KLSH etj ne garantojmë :

Se nuk do rreshtim së luftuari për të bërë të mundur ushtrimin e sovranitetit të shqiptarve nëpërmjet votës, pa ju deformuar vullneti dhe përfaqësimi direkt. Pikërisht shtrembërimi dhe korruptimi I përfaqësimit nga partitë politike I këtij vullneti ka bërë që sot të kemi Institucione fasadë si KQZ etj.

Sërish ne do procedojmë deri në fund në rrugëtimin tonë referendar, për ti bërë skanerin këtij sistemi korruptiv dhe antidemokratik.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar