TIRANE-  Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi sot votimin e ligjit për heqjen e imunitetit nesër në seancë parlamentare.

Vendimi u mor në mbledhjen e grupit parlamentar që u zhvillua sot në mesditë me dyer të mbyllura. Mbledhja u drejtua nga kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, pasi kryesocialisti Rama ndodhet në Bruksel.

Më herët socialistët kushtëzuan heqjen e imunitetit me diskutimin e paketës për ndryshimet kushtetuese. Kjo paketë u rrëzua nga Këshilli i Legjislacionit pas seancës dëgjimore me grupet e interesit që u zhvillua javën e kaluar dhe ku kjo paketë u votua me 16 vota kundër dhe me 11 pro.
(sg/shqiptarja.com)