TIRANE- Grupi kuvendor i PS-së nëpërmjet një letre të hapur i kërkon presidentit të Republikës të reagojë diplomatikisht në mënyrën më energjitike për çështjet e hapura me Greqinë, siç është ajo e marrëveshjes për përcaktimin e kufijve detarë por dhe ndalimet në kufi.
Grupi PS kërkon që presidenti të ndërhyjë që marrëveshja të bëhet sa më transparente, në respekt të Kushtetutës, në kushte reciproke dhe në përmbushje të parimeve në të kundërt do ta bënte bashkëfajtor së bashku me kryeministrin.
“Përsëritja e një skenari të një marrëveshjeje me dyer të mbyllura e mbi të njëjtat parime si ato që hodhi poshtë unanimisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese, do të ishte një shkelje e rëndë, në kurriz të interesave kombëtare dhe sovranitetit territorial të vendit.
Letra e hapur fillon me rezervat që grupi parlamentar socialist shpreh hapur ndaj Nishanit për “shkak të zgjedhjes por edhe ushtrimit të deritanishëm i detyrës”, dhe i kërkon të respektojë Kushtetutën “pavarësisht preferencës ose diktatit politik” .
Grupi PS thotë se është i indinjuar nga “reagimet e dobëta e me gjysmë zëri të autoriteteve shtetërore të vendit tonë” dhe se këto incidente të përsëritura nuk përbëjnë klimën e duhur për të zhvilluar negociata për marrëveshjen e detit. Gjithashtu nënvizohet se nuk garantohet “se do jetë një proces tërësisht transparent, i drejtë dhe i barabartë, larg hijes së nënshtrimit”
“Përbën një detyrim më shumë për Ju dhe autoritetet e vendit për të ushtruar gjithë pushtetin tuaj me qëllim imponimin e plotë të standardeve të transparencës dhe ekspertizës në çdo hap të negocimit, nënshkrimit, hyrjes në fuqi dhe zbatimit të kësaj marrëveshje. Çdo tentativë për të arritur një marrëveshje me dyer të mbyllura e mbi të njëjtat parime si ato që hodhi poshtë unanimisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese, do të ishte një shkelje e rëndë, për më tepër e përsëritur, e autoriteteve të shtetit shqiptar në kurriz të interesave kombëtare dhe sovranitetit territorial të vendit. - nënvizohet në letrën e Grupit PS.
“Përsëritja e të njëjtit skenar, do ju bëjë edhe Ju njëherazi bashkëfajtor me të gjthë ata, Kryeministrin e Kryetarin e Partisë Suaj në rradhë të parë, që do guxojnë të përsërisin nënshkrimin e një marrëveshje që cënon sovrantetin territorial të Shqipërisë në çdo centimetër katror të saj. “- shkruhet në letrën që grupi parlamentar i drejtoi sot presidentit Bujar Nishani.
(su/ge.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com