Grupi terrorist planifikoi vrasjen e Sanna Marin, Policia jep detaje: Të dyshuarit përdorën armë 3D

Grupi terrorist planifikoi vrasjen e Sanna Marin, Policia jep detaje: Të dyshuarit përdorën armë 3D

Një grup terrorist i ekstremit të djathtë të Finlandës planifikoi të vriste ish-kryeministren Sanna Marin, duke përdoruar armë 3D.

Katër burra të akuzuar janë paraqitur në gjyqin që filloi në qytetin e Lahtit, ku tre prej tyre përballen me akuza të lidhura me terrorizmin dhe i katërti po ndiqet penalisht për armëmbajtje. 

Policia tha se burrat mbështesin idenë se kapitalizmi ose proceset që rrjedhin prej tij duhet të thellohen ose të përshpejtohen për të nxitur ndryshime radikale. Kjo ideologji është lidhur me një valë sulmesh vrastare në SHBA, duke përfshirë sulmin e vitit 2022 në Buffalo, i cili vrau 10 qytetarë me ngjyrë, raporton Protothema.gr.

Teksa po u merrnin në pyetje, një nga anëtarët e skuadrës u shpreh: “Arma FGC-9 ishte pranë meje dhe në më pak se 10 minuta mund të isha në marketin e Lahtit. Unë kam shkruar për këtë gjë edhe në Telegram, se teorikisht do të ishte e mundur vrasja e një figure politike”.

FGC-9 është një armë gjysmë automatike PCC (Pistol Caliber Carbine). Ky i pandehur konkret pretendon se biseda për një sulm terrorist ishte teorike dhe ata nuk e kishin menduar këtë gjë, pasi nuk e zbatuan planin e tyre.

Ai i cilësoi bisedat në të cilat mori pjesë si “biseda normale” duke theksuar edhe një here se sa lehtë mund ta kishte një person të vriste kreun e shtetit finlandez. Për të, ishte vetëm një mënyrë për të shfryer dhe folur për përvoja interesante ekstreme.

Në bastisje, oficerët zbuluan gjithashtu adresën e Maria Ohisalo, një ish-lidere e partisë Lidhja e Gjelbër, e cila shërbeu si ministre e Brendshme midis 2019 dhe 2021. I pyetur për qëllimet e tyre, një i pandehur u përgjigj se ata i konsiderojnë armiq të “nacionalistëve” dhe burime të mundshme informacioni.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë