Ka zgjatur rreth një orë mbledhja e parë e zhvilluar nga Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në 13 qershor.
Në përfundim të mbledhjes, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së, Jemin Gjana, duke iu përgjigjur grupimit 'Për PD', të cilët kërkojnë largimin e kreut aktual Lulzim Basha që zgjedhjet të zhvillohen të lira, tha se ai nuk është i detyruar nga statuti i partisë që të japë dorëheqjen. Ai shtoi se kjo është një zgjedhje individuale.
'Është debatuar në 2017 në Kuvendi Kombëtar të PD nëse duhet të kishte një normë statutore që detyron dorëheqjen dhe nuk është miratuar. Në statut nuk ka detyrim dorëheqje, pjesët e tjera duhet janë individuale.'- tha Gjana.
Sa i përket dokumenteve që duhet të paraqesin kandidatët për kryetar, Gjana tha se 'besoj se do të ketë një formular që është përdorur edhe për kandidatët për deputet'. Ditën e dielë pritet që të mblidhet kryesia për të shqyrtuar të gjitha kandidaturat, ndërkohë që sipas Gjanës do të miratohet bashkë me kandidatët edhe modeli që do të operohet gjatë procesit të zgjedhjeve.
Dje në mbledhjen e kryesisë së PD dhe Këshillit Kombëtar u vendos që më 13 qershor demokratët do të votojnë për kreun e ri të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar pati akuza të forta nga kritikët e Lulzim Bashës, ku Bujar Nishani ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të tij duke thënë se situata në parti është më e keqja që PD ka kaluar që prej vitit 1997.
Në këshill u vendos që nga data 16 deri më 22 maj të bëhet paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. Nga datat 24 maj deri më 11 qershor të jetë periudha e fushatës në të gjitha strukturat. Dhe në 13 qershor të bëhen zgjedhjet sipas parimit 'Një anëtar, një votë'.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
-
Thoma Gëllçi: Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike
26 Janar, 09:04
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
Miu Gjana.Hahaha.Pd-ja,parti ordinere.
PërgjigjuEmin Gjana pisi badhkepuntor i Sigurimit te Shtetit amorali qe kuvellte sekretsren ne zyre ... nejse STRESI e ka per nder se ka dit ke ne dasht e motra.
Përgjigju