Grupi 'Për PD-në': Shqetësimi i Bashës ruajtja e karriges, pa ikjen e tij nuk ka zgjedhje të lira! Kontrollon listat e anëtarësisë dhe komisionin zgjedhor

Grupi 'Për PD-në': Shqetësimi i Bashës ruajtja e karriges, pa ikjen e tij nuk ka zgjedhje të lira! Kontrollon listat e anëtarësisë dhe komisionin zgjedhor

Grupimi 'Per PD-në'

Grupi 'Për PD-në', që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së që pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, e kanë cilësuar si farsë komisionin zgjedhor të ngritur ditën e djeshme për zhvillimin e zgjedhjeve brenda PD për kryetarin e ri të partisë. Për grupin "Për PD" ky komision u ngrit në mënyrë të njëanshme, pa u konsultuar me anëtarët e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar dhe për këtë arsye ky komision zgjedhor është vegël e kryetarit dhe nuk siguron kushte të barabarta për konkurrencë të ndershme. Sipas Grupit “Për PD” nuk do të ketë zgjedhje të lira për kryetar nëse Lulzim Basha nuk jep fillimisht dorëheqjen.

Në deklaratën e tyre, grupi “Për PD” shkruhet se në fakt qëllimi i vetëm i Bashës është ruajtja e karriges së tij dhe jo partia apo vlerat e demokracisë. Në një kohë kur pritej një analizë e thellë e zgjedhjeve të 25 prillit, grupi “Për PD” shprehet se në fakt Basha certifikoi dje vetën e tij si kryetar.

“Grupi “Për PD-në” vlerëson se mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike e cila kishte si temë të paracaktuar masakrën elektorale të Edi Ramës, në fakt projektoi masakrën elektorale të Lulzim Bashës. Kur të gjithë demokratët prisnin një analizë të thellë të zgjedhjeve të 25 prillit, marrjen e përgjegjësive dhe dorëheqjen e Kryetarit të Partisë, Lulzim Basha vendosi hapjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar partie. Ky vendim tregon se shqetësimi i Lulzim Bashës nuk është humbja e turpshme e zgjedhjeve të 25 prillit, as masakra elektorale por mbajtja e karriges së Kryetarit. Ai nuk priti as vendimet gjyqësore dhe as certifikimin e zgjedhjeve për të cilët akuzoi për dy javë kundërshtarët e tij në parti, por ai rendi të certifikonte veten e tij si kryetar. Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë por eliminimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar. Kryetari i Partisë emëroi në mënyrë krejtësisht të njëanshme një komision zgjedhor. Pra, ky komision zgjedhor është vegël e kryetarit dhe nuk siguron kushte të barabarta për konkurrencë të ndershme. Komisioni i emëruar prej kryetarit do të përcaktojë edhe kriteret e pranimit të kandidaturave. Pra, Kryetari përcakton kundërshtarët e tij”, shkruhet në deklaratën e tyre.

Grupi “Për PD” thotë se dje nuk u trajtua problemi kryesor, ai i listave të anëtarësisë, një nga problemet që prej 2017, ku për kritikët e Bashës ato janë lista fiktive, pa transparencë dhe mbi të gjitha nuk përfaqësojnë anëtarësinë e vërtetë të PD. Duke listuar shumë pakënaqësi të tyre dhe mbylljes së debatit brenda partisë, grupi “Për PD” kërkon sërish dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të lira për kryetarin e Ri.

“Vendimi i Këshillit Kombëtar nuk trajtoi problemin themelor të zgjedhjeve për kryetarin e partisë në vitin 2017 që janë listat e anëtarësisë. Listat janë fiktive dhe nuk përfaqësojnë realisht anëtarësinë dhe nuk ka transparencë në të gjithë këtë proces.Atëherë pyesim Z. Basha si mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Parti kur njëra palë kontrollon komisionin zgjedhor, listat e anëtarësisë, dhe kriteret e pranimit të kandidatëve?Si mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në parti kur Kryetari që humbi zgjedhjet për herë të katërt, nuk jep dorëheqjen dhe rikandidon duke përdorur administratën dhe të gjitha burimet e tjera të partisë?Si mund të marrë vendim për kandidatët për Kryetar Partie, Kryesia e Partisë anëtarët e të cilës kudo që ishin në garë kanë humbur?Këto janë asgjë tjetër veçse vazhdim i zgjedhjeve të 25 prillit 2021, me të njëjtat metoda dhe mjete.Grupi “Për PD-në” i cili ka synuar marrjen e përgjegjësive politike nga Kryetari dhe Kryesia për humbjen e zgjedhjeve parlamentare, analizën dhe reformën në Partinë Demokratike, vlerëson se ky process është i deformuar që në zanafillë, por ne jemi të bindur për të vazhduar këtë betejë politike”, shkruhet në deklaratën e grupit “Për PD”

Dje në mbledhjen e kryesisë së PD dhe Këshillit Kombëtar u vendos që më 13 qershor demokratët do të votojnë për kreun e ri të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar pati akuza të forta nga kritikët e Lulzim Bashës, ku Bujar Nishani ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të tij duke thënë se situata në parti është më e keqja që PD ka kaluar që prej vitit 1997.

Në këshill u vendos që nga data 16 deri më 22 maj të bëhet  paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. Nga datat 24 maj deri më 11 qershor të jetë periudha e fushatës në të gjitha strukturat. Dhe në 13 qershor të bëhen zgjedhjet sipas parimit 'Një anëtar, një votë'.

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 17/05/2021 18:41

    Pergjegjesi i te gjitha krimeve te ketyre 30 viteve dhe qe rendojne ne supet e PD eshte sali Berisha.kete e di i madh e i vogel.Dihet qe pa distancim nga keto krime dhe autori i tyre ,PD nuk mund te reformohet.Reformimi nuk ka lidhje me heqjen e nje pale bashistoberishevedhe zevendesimin me palen tjeter berishiste.Te gjithe ata qe shohim ne foto jane njerez te Berishes.A mund te distancohen ata nga krimet e tij?jo.Atehere nuk ka reformim.Por deformim.si gjithenje reformen Pd sheh si lufte klanesh,lufte per karrike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!