Grushta dhe goditje në trup dhe fytyrë, rrihet kur po kthehej në zyrë punonjësi i OSHEE-së

Grushta dhe goditje në trup dhe fytyrë, rrihet kur po kthehej në zyrë punonjësi i OSHEE-së

Foto Ilustruese

Përgjegjësi i grupit operativ të OSHEE, Prrenjas, Reshit Karriqi është goditur pasditen e së martës për shkak të detyrës. Sipas gazetarit të Report Tv, Karriqi është goditur me grushte dhe mjete të forta në fytyrë dhe trup nga Artan Kokonozi, banues në Prrenjas.

Kokonozi rezulton të ketë zaptuar tri muaj më parë një ambient që është në pronësi të OSHEE, duke sistemuar familjen në të dhe duke e kthyer në banesë. Përgjegjësi i grupit operativ e ka denoncuar zaptimin e këtij shtetasi në postën e Policisë në Prrenjas. Ka qenë pikërisht kjo arsyeja se përse ai është sulmuar nga Kokonozi teksa po kthehej për në zyrë.

Agresori, i cili njihet në zonë si person me probleme të shëndetit mendor, është frenuar nga ndërhyrja e kalimtarëve. Ai mësohet se ka kërcënuar me jetë punonjësin e OSHEE-së dhe familjarët e tij, si dhe ka dëmtuar për të disatën herën derën e kabinës kryesore elektrike në qytetin e Prrenjasit. Artan Kokozoni mësohet se aktualisht ndodhet në komisariat, për t'u pyetur rreth situatës në fjalë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh