Harta dixhitale e aksidenteve rrugore, ka postuar kësaj here një video në Facebook ku tregohet metoda masive e përdorur nga shqiptarët për të zgjidhur konfliktet.

Disa pushuesë të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë ditët e fundit të gushtit në Durrës janë konfliktuar me njëri-tjetrin e më pas debati ka kaluar në përplasje fizike ku nuk kanë munguar grushtat dhe shkopinjtë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një zonë mjaft të frekuentuar, siç shihet edhe nga pamjet në video.

 

Video që tregon sherrin që ka ndodhur dje në Durrës

Arsyeja siç duket ka qenë kalimi në rrugë, që sipas HDA-së ka sjellë konfliktin.

Ja si "sqarohen" shqiptarët me njëri tjetrin edhe kur janë me pushime në Durrës. 
Arsyeja: -Pse nuk më hap rrugën me makinë...!
”-thuhet në komentin që shoqëron videon.