Grushtat dhe dhuna pas ndeshjes Tirana - Besiktas, policia identifikon autorët! Nën hetim 14 persona

Grushtat dhe dhuna pas ndeshjes Tirana - Besiktas, policia identifikon autorët! Nën hetim 14 persona

Policia dhe tifozët e dy skuadrave në stadium

TIRANË - Policia e kryeqytetit bën me dije se janë identifikuar dhe janë vendosur nën hetim 14 tifozë të Tiranës dhe Besiktas, pas skenave të dhunës, para dhe pas ndeshjes që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në "Air Albania". 11 tifozë turq janë identifikuar nga policia, teksa 3 janë tifozët e Tiranës që shkaktuan trazira në përballjen e Conference League.

Veç grushtave dhe sherrit mes tyre pas ndeshjes, tifozët kanë dëmtuar edhe një makinë të parkuar në rrugë. Forcat e rendit kanë sekuestruar mjetet e forta dhe ato piroteknike, teksa materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishën qetësinë publike duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, si dhe dëmtuan 1 automjet, pas përfundimit të ndeshjes Tirana - Beshiktash, procedohen penalisht 14 shtetas, tifozë të këtyre skuadrave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit: 

-T. K., 30 vjeç, H. A., 30 vjeç, Y. T., 26 vjeç, F. K., 25 vjeç, V. A., 25 vjeç, T. K., 25 vjeç, A. A., 34 vjeç, O. S., 25 vjeç, A. U., 27 vjeç, S. O., 28 vjeç, të gjithë banues në Turqi; 

- C. K., 37 vjeç, banues në Gjermani;

- I. P., 22 vjeç, si dhe për dy shtetas të mitur 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.  

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas përfundimit të ndeshjes Tirana - Beshiktash, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në rrugën "Abdi Toptani". Gjatë konfliktit mes këtyre shtetasve, kanë mbetur të dëmtuar lehtë shtetasit T. A., 28 vjeç, dhe V. M., 47 vjeç.  

Gjithashtu, gjatë konfliktit ndërmjet tyre, është dëmtuar 1 automjet i parkuar në parkingun e një hoteli.    

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sende të forta të përdorura gjatë konfliktit dhe lëndë piroteknike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë