Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit u mbyll 1-1 në Torino, teksa pas duelit pati përplasje mes futbollistëve dhe stafeve. Për përplasjet mes tyre dhe tre kartonat e kuq, drejtësia sportive ka marrë vendimet.
Cuadrado është dënuar me tre ndeshje pezullim dhe 10 mijë euro gjobë ndërsa Handanovic me një ndeshje pezullim dhe 10 mijë euro gjobë. Sakaq, klubi i Juventusit do të vuajë edhe një gjobë prej 4 mijë eurosh teksa për një ndeshje tribuna pas porte e bardhezinjve do të qëndrojë e mbyllur.
Dënim me një ndeshje për Lukakun, për shkak të kartonit të kuq. Mesa duket në Itali i kanë bërë shembull futbollistët që promovuan dhunën në një ndeshje të kësaj rëndësie.