Grushte e shkelma pas 3 gotave me raki! Zbardhet dosja dhe dëshmitë si ndodhi vrasja e Stavri Minos në Vlorë

Grushte e shkelma pas 3 gotave me raki! Zbardhet dosja dhe dëshmitë si ndodhi vrasja e Stavri Minos në Vlorë

Stavri Mino dhe vendi ku u godit per vdekje ne Vlore

Shqiptarja.com zbardh dosjen e plotë me detajet dhe dëshmitë si ndodhi vrasja e Stavri Minos në Vlorë, që fillimisht u raportua si aksident, por në fakt ndodhi si pasojë e një konflikti mes disa personave në zonën e Plazhit të Vjetër. Mino si banor i kësaj zone ka ndërhyrë për t'i ndarë komshinjtë e tij, të cilët ishin përfshirë në një konflikt, por e ka parë veten të rrethuar nga vëllezërit Agron e Astrit Hameti dhe kunati i tyre Nustret Hodo, të cilët e kanë goditur me grushte dhe shkelma derisa e kanë lënë të vdekur në vend 56-vjeçarin. Për këtë vrasje i vetmi që ka mbetur në masën e “arrestit në burg” pa afat është Agron Hameti, i cili pranoi autorësinë e krimit, ndërsa vëllai i tij Astriti dhe kunati Nustret Hodo janë mbyllur në qeli  për 30 ditë. Vendimi ndaj tre të arrestuarve është marrë nga gjyqtari i Vlorës Laurent Fuçia ndërsa dosja është hetuar nga prokurori Elion Mustafaj.

“Shqiptarja.com” ka zbardhur të plotë dosjen e vrasjes së 56-vjeçarit Mino. Gjithçka ka ndodhur në 6 tetor 2019, rreth orës 16:30 në vendin e quajtur “Plazhi i Vjetër” në Vlorë. Konflikti kishte ndodhur midis Astrit Hametit, Agron Hametit dhe Nustret Hodajt nga njëra anë dhe Eduart Jaupit, Mateo Jaupit, Elidon Shehajt, Mikovan Bajramit dhe Stavri Minos nga ana tjetër, pranë një lokali të ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës. Rajmonda Keka, e cila është poseduesja e lokalit, para së cilës ka ndodhur konflikti dhe gjetur vdekjen Stavri Mino ka deklaruar se, Eduart Jaupi dhe dy persona të tjerë të panjohur kishin shkuar dhe ulur në verandën e lokalit të saj rreth orës 15:00 dhe kishin pirë nga tre gota raki.

Gjatë kësaj kohe kishte shkuar aty edhe Mateo Jaupi, djali i Eduartit. Sipas saj, gjatë kohës që ajo ishte brenda në lokal me djalin e saj Fatjon Keka, kishte dëgjuar të bërtitura jashtë lokalit dhe kishte dalë dhe kishte konstatuar se Eduarti dhe djali i tij Mateo, po konfilktoheshin me Astrit Hametin duke u goditur me grushte. Në këtë moment, ajo kishte tentuar ti ndante, por nuk kishte mundur. Ndërkohë, kishte parë që, në vendngjarje kishin ardhur edhe Agron Hameti me Nustret Hodo, të cilët u përshinë të gjithë në këtë konflikt, duke u goditur me Eduartin, Mateon, etj.

Gjatë kësaj kohe kishte vërejtur për herë të parë Stavri Minon duke rënë në tokë në pozicionin nga krahu i majtë dhe më pas me fytyrë nga qielli. Ishte përpjekur për ta ndihmuar, por ai nuk kishte reaguar. Sipas saj, nuk e kishte vënë re nga kishte ardhur dhe si ishte përfshirë Stavri në këtë konflikt. Personi më aktiv në këtë konflikt fizik kishte qenë personi i panjohur për të, i cili kishte ardhur më vonë, dhe që ishte me flokë të thinjura, i cili më pas është identifikuar si Agron Hameti. Mateo Jaupi ka pranuar ngjarjen e ndodhur dhe deklaruar ndër të tjera se, shkaku i konfliktit kishte qenë Astrit Hameti.

Ky konflikt kishte precipituar në goditjen me grushte mes Astritit dhe Eduartit. Më pas, kishte ardhur Agron Hameti, i cili kishte qëlluar me grushte Eduartin. Ky i fundit kishte rrëzuar në tokë dhe vijohej të goditej nga Astriti dhe Ahmeti. Disa gra të lagjes po bërtisnin dhe më pas kishte shkuar edhe Stavri Mino, i cili kishte ndërhyrë për të ndarë konfliktin. Në këtë moment, Agroni e kishte goditur menjëherë Stavrin dhe ky i fundit ishte rrëzuar në tokë pa ndjenja. Menjëherë më pas, Agroni dhe Astriti e goditën Stavri Mino me shkelma në trup. Sipas Mateos, nuk e kishte vërejtur konkretisht me çfarë e kishin goditur këta dy personat Stavrin, në momentin që rrëzuar në tokë pa ndjenja, por kishte vërejtur vetëm pjesën e pasme të Astritit dhe Agronit që e kishin rrethuar Stavrin dhe po e godisnin. Eduart Jaupi ka deklaruar se gjatë konfliktit me Astrit Hameti dhe Agron Hameti, kishte shkuar Stavri Mino për t’i ndarë.

Në këtë moment vëllai i Astritit e kishte goditur Stavin me grusht dhe ky i fundit ishte rrëzuar në tokë. Në këtë moment, Astrit Hameti, Agron Hameti dhe Nustret Hodo kishin vijuar goditjen me shkelma të Stavri Mino. Më pas, ata ishin larguar për në banesën e Nustretit. Sotira Gjonçari, e cila bashkëjetonte me Stavri Minon prej 25 vitesh, ka deklaruar se, kishte shkuar në vendngjarje në momentin që Stavri ishte i shtrirë në tokë dhe nuk kishte dijeni mbi rrethanat se si kishte ndodhur vdekja e tij. I arrestuari Nustret Hodo ka deklaruar se nuk ishte përfshirë në këtë konflikt, por vetëm ishte përpjekur të ndante personat në konflikt. Ky i arrestuar nuk ka treguar ndonjë të dhënë mbi rrethanat e vdekjes së Stavri Mino. I arrestuari tjetër Astrit Hameti ka deklaruar se nuk i njihte personat që ishin përfshirë në këtë ngjarje, pasi jetonte në Itali. Ky person nuk ka treguar ndonjë të dhënë mbi rrethanat e vdekjes së Stavri Mino.

Ndërsa i arrestuari i tretë Agron Hameti, ka pranuar konfliktin dhe konfrontimin fizik të ndodhur dhe ndër të tjera ka deklaruar se, fillimisht konflikti kishte nisur mes vellait të tij Astrit Hameti dhe Eduart Jaupi. Gjatë kësaj kohe,ishte njoftuar me telefon nga motra e tij Bukuroshe Hodo dhe kishte shkuar menjëherë në vendngjarje, duke u përfshirë në këtë konflikt dhe goditur mbi Eduartin e Mateon. Në lidhje me Stavri Mino, ky Hameti ka deklaruar se, në një moment Stavri Mino kishte hapur dorën e djathtë për ta goditur atë në fytyrë, por ai e kishte bllokuar me forcë krahun e Stavrit duke e nxjerrë bosh. Më tej, sipas këtij të arrestuari, ishte larguar prej aty dhe ndërsa sherri vazhdonte mes atij dhe personave të tjerë, kishte parë Stavri Mino të rrëzuar në tokë, por pa mundur ta identifikonte pozicionin e tij. Në përfundim të këtij konflikti ishin larguar bashkë me Astritin tek banesa e motrës. Aty u kishte ardhur policia dhe shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AHMET VOLA: 16/10/2019 09:10

    Keshtu eshte kur pjell budallenj si djali im EDI qe nuk di shkrim e këndim. Ishim mire ne RËPICËN E CAMËRISË se cna u desh në skelë neve..

    Përgjigju
  • Lushnjari: 15/10/2019 21:28

    Prapë leprit? Bo bo ç na ka gjetur me keta vlonjate. Tere të keqijate nuk lanë asnjë të keqe për te tjerete

    Përgjigju
  • vjeshta: 15/10/2019 18:27

    Prapë labucët????!!!!! Po kur u batë trima o coben dhishë, o rracë e trashë,po ju vetëm në Stan e keni vendin.

    Përgjigju
    • Fredi: 16/10/2019 22:34

      Bajgat

    • Cekja: 16/10/2019 00:07

      Aooo ushnja pse nuk e mbyll halen..

    • Lushnjari: 15/10/2019 22:23

      Hahahahahahahah rrace dhish hahahahahah

    • Memeti: 15/10/2019 21:11

      Ata jane çamer Po qe ja fute si kau peles?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës