Grushte mes kundërshtarëve
në parlamentin e Ukrainës

KIEV - Në Ukrainë, raportet mes mazhorancës dhe opozitës janë aq të tensionuara, sa diskutimi për aprovimin e bilancit, u mbyll me një sherr të vërtetë, ku pati edhe të plagosur.
 
Opozita bllokoi edhe Tribunën e Parlamentit, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Vitali Zakharcenko, i cili akuzohet se është përgjegjës për dhunën e policisë, ndaj protestuesve pro-europianë.
 
Ditën e sotme, Parlamenti Ukrainas ka aprovuar bilancin shtetëror, me 249 vota, për vitin 2014-të edhe pas tentativave të opozitës për të bllokuar proçedurën e votimit.
 
Ndërkohë, mijëra persona janë mbledhur jashtë Parlamentit, në pritje të votimit, duke valvitur flamurin kombëtar dhe flamurin e partisë Party of Regions, në mbështetje të planit të bilancit të partisë qeveritare ukrainase.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma

Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma